Hetimet për aferën CEZ-DIA, me urdhër të SPAK, agjentët e BKH kontroll në zyrën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit me urdhër nga SPAK, kanë kontrolluar zyrën e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, në kuadër të hetimeve për aferën CEZ-DIA. Lajmi bëhet me dije nga burime të Report Tv. 

Kujtojmë se më 8 nëntor, kryetari i PL u mor në pyetje për mbi 2 orë nga prokurorët e SPAK për aferën CEZ-DIA që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej mbi 414 milionë eurosh. Meta i cilësoi hetimet si “telenovelë” pasi sipas tij është rihapur sërish si çështje edhe pse është gjykuar 2 herë dhe sulmoi denoncuesin e aferës Romeo Kara, duke e quajtur “kallëzues i rremë”.

Ndërsa Partia e Lirisë në një reagim të bërë shprehet se nuk ka dijeni mbi një kontroll të tillë. 

Afera CEZ/DIA

Skandali i ka fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ndërsa në vitin 2013, kur socialistët morën pushtetin, u bë ndërprerja e kontratës abuzive. Prishja e kësaj marrëveshje që i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro, u bë me argumentin se CEZ nuk kishte bërë asnjë prokurim për të importuar energji elektrike në vjeshtën e 2012, dhe në këto kushte e gjithë kërkesa për energji elektrike përballohej nga rezerva e kaskadës se Drinit.

Për këtë aferë u dënua vetëm Ismailaj, i cili ka kryer dënimin, për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, ku me falsifikim të dokumenteve arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer. Kjo dosje e nxehtë për dyshen Berisha-Meta është rikthyer në SPAK. Afera CEZ-DIA për mbledhjen e rreme të borxheve me faturat e papaguara nga abonentët, nisi të zbatohej pas finalizimit të mega aferës së shitjes së OSSH tek CEZ nga qeveria Berisha. Nuel Kalaj ishte sekseri mes CEZ dhe qeverisë Berisha për privatizimin e 75 % të aksioneve të OSSH nga çekët. Negociatat rezultuan të përfshirë edhe djalin e ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Përfshirja e Metës në aferën CEZ-DIA

Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka dëshmuar se Ilir Meta ka rekomanduar Kastriot Ismailajn me kompaninë DIA si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ. Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka rrëfyer se Meta pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje. Hetuesit mund të konfirmojnë udhëtimet e Metës në Çeki, por edhe çështjet e diskutuara. Ndërkaq, vetëm në një rast, 1 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2019, Meta i kërkon Kastriot Ismailajt, 200 mijë (besohet euro) me urgjencë. Gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ka rrëfyer lidhjet e forta mes Ilir Metës dhe bashkëshortit të saj. Ajo ka treguar për vizitat familje dhe SMS-të që Meta i niste Kastriot Ismailajt duke i kërkuar para.

Në shtator të vitit 2015, Sali Berisha deklaronte në Parlament se Ilir Meta nuk kishte pasur asnjë tagër për të negociuar kontratën CEZ-DIA në Pragë. Në dosjen e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, dënim i konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjykatave, prokuroria ka konstatuar se qëllimi i Kastriot Ismailaj nuk ka qen mbledhja e borxhit të për llogari të CEZ dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave tё CEZ, sigurisht në bashkëpunim me CEZ, pasi CEZ nuk humbiste asgjë, por xhepat e shqiptarëve. Ismailaj paraqiste fatura fiktive, merrte paratë nga CEZ dhe më pas CEZ favorizohej nga qeveria Berisha-Meta. Pasi Ilir Meta u bashkua me PS, në vitin 2015, Sali Berisha e ktheu në kauzë implikimin e Metës në çështjen CEZ-DIA, kërkoi dorëheqjen dhe hetimin e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:55
Kontrollet e agjentëve të BKH në zyrën e Metës, reagon PL: Nuk kemi dijeni për një kontroll të tillë

1667026510_partiaelirise.JPG

Partia e Lirisë ka reaguar pas publikimit të lajmit të publikuara nga Report Tv lidhur me kontrolle të BKH në zyrën e Ilir Metës. Në reagimin e bërë, PL shprehet se nuk ka asnjë njoftim apo dijeni për një kontroll të tillë. 

"Përshëndetje! Duke marrë shkas nga një lajm i publikuar nga Report TV dhe Shqiptarja.com, Partia e Lirisë sqaron se në ambientet e Partisë së Lirisë, nuk ka ardhur asnjë oficer i BKH për të bërë kontroll në zyrën e kryetarit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta dhe në seli. Partia e Lirisë nuk ka asnjë njoftim apo dijeni për një kontroll të tillë të BKH-së"-thuhet në njoftimin e Partisë së Lirisë. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • EMIN: 21/11/2023 18:38

    Gojet e liga thone qe ne LSI po sterviten duke u lare vetem me uje te ftohte, por se di...te me thoj kush ka info me shume

    Përgjigju
  • Jari N: 21/11/2023 17:59

    Kujdes se mos ju gjejnë çantat me euro të Monës, amon se ka për të bëre edhe ca ndërhyrje të tjera Mona se po plaket që mos e zëntë Sabahu ishallah.

    Përgjigju
  • minushe: 21/11/2023 12:44

    filma por jo bardh e zi por me ngjyra

    Përgjigju
  • xhemal: 21/11/2023 12:28

    Nje tjeter shou mediatik i bkh e pastaj perfundojne nje flusk sapuni e gjykata i con te pushojne ne shtepi(miliarderet e dhjetra kullave)

    Përgjigju
    • besi: 21/11/2023 14:04

      Kontrolla duhen me u kry se e lyp procedura perndryshe heci mbrapa grilave iliri

    • Sakt: 21/11/2023 12:47

      Sakt ,ate po mendoja show idiot,ilir muti nuk eshte aq debil sa te mbaj gje ne zyre. Kjo bëhet sa për ta lajmëruar mos te mbaj asgje te dyshimte ne shtepi apo ambiente te tijat private.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?