Censi/ 667 mijë shqiptarë mbi 60 vjeç, kërcënohet skema e pensioneve! Eksperti: Jo vetëm plakja por dhe nëndeklarimi i pagave! Duhet ndërhyrje

Plakja e popullsisë është kambanë alarmi për skemën e pensioneve, deficiti i të cilës mund të thellohet më tej, për shkak të shtimit të të moshuarve dhe uljes së kontributeve.

“Kemi një plakje të popullsisë me pothuaj me 7 vite dhe nuk është pak për një popullsi e cila konsiderohet si fuqi në rritje në aspektin e tregut të punës. Duhen politika ekonomike e cila duhet të investohet jo vetëm në mbajtjen gjallë të infrastrukturës së qyteteve por më së shumti në investimin tek familjet e reja për ato çfarë kanë kërkesa të rinjtë, dhe të ketë një dinamikë të re tregu i punës”, thotë për Report Tv eksperti Eduart Gjokutaj.

Situata thotë  Gjokutaj është edhe më serioze nëse marrim në konsideratë faktin që një e treta e pagave nën deklarohen, duke sjellë automatikisht me pak sigurime shëndetësore dhe shoqërore.

“Mbi 1/3 e fuqisë punëtore është ose me paga të nën deklaruara ose nuk deklarohet fare sepse kemi të bëjmë me lëvizje të fuqisë punëtore”, tha Gjokutaj.

Në këto kushte është domosdoshmëri fuqizimi i skemave private të pensioneve, por problem është mungesa e besimit tek kompanitë private që do administrojnë fondet e shqiptarëve.

“Njerëzit në përgjithësi janë djegur nga skemat private të fondeve dhe nuk kanë besueshmërinë e madhe që të investojnë përsëri. Qeveria duhet të japë garanci për kompanitë, të mos flasim për rastin e mikrokredive”, tha eksperti.

Vetëm si rezultat i uljes së numrit të kontribuuesve që mbajnë skemën aktuale të pensioneve, shteti paguan miliona euro çdo vit për të financuar deficitin e saj. Që prej vitit 2015 kur hyri në fuqi kjo skemë e deri në fund të vitit 2023, buxhet i shtetit ka harxhuar 2.1 miliardë euro për të financuar sistemin e pensioneve.

Cens-i tregoi se 1 në 5 shqiptare është mbi 65 vjeç. Ndërkohë sipas përllogaritjeve në 2012 vendit i janë shtuar 220 mijë persona mbi 60 vjeç, nga 448 mijë që kishte në censin e kaluar në 667 mijë  në censin e 2023-shit.

POPULLSIA MBI 60 VJEÇ
Censi 2011          448,201 banorë
Censi 2023          667,464 banorë
Shtimi                -219,263 banorë

K.T./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?