Censi/ Komunitetet fetare: Shiheni si detyrim moral përgjigjen! INSTAT: Pyetjet për fenë opsionale, detyrim nga OKB

Në mbarë vendin regjistrimi i popullsisë dhe banesave dhe në 100 pyetjet, 2  që lidhen fenë, kanë shqetësuar pjesëtarët e komunitetit mysliman në Shqipëri. Sipas Myftiut të Korçës, Ledian Cikalleshi formulimi ‘jeni praktikant ose i përkisni një besimi’ është i gabuar.

“Ka njerëz që janë besimtarë por nuk mund të vinë 5 herë në xhami, të falen, ka dhe prej atyre që falen të 5 kohët por nuk vinë 5 herë në xhami. Ju kanë thënë po ja që a shkoni 5 herë në ditë në xhami...Jo nuk shkojmë 5 herë në ditë dhe kjo normalisht përgjigjja vjen jo nuk jam besimtar, praktikant aq sa duhet. Prandaj mënyra se si janë formuluar pyetjet ka paqartësi për njerëzit, jo të gjithë janë me nivel të arsimuar ose jo të gjithë njohin termat fetare ose termat që përdoren tek pyetjet”- tha myftiu Ledian Cikalleshi.

Megjithatë, për dy pyetjet për fenë, një për përkatësinë etnike dhe një për gjuhen, përgjigja është opsionale. Por komunitetet fetare në vend, njëzëri kanë apeluar besimtarët që ta shprehin përkatësinë e tyre fetare.

“KMSH, ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve që ta deklarojnë besimin e tyre fetar dhe mos ta neglizhojnë, pasi në 2011, është vënë re që jo pak veta kanë preferuar mos të përgjigjen. Të gjithë komunitete, e panë të arsyeshme që të ndërgjegjësojmë sa më shumë qytetarët dhe të njihet popullsia, statistikat.’

‘Censusi është një event jashtëzakonisht i rëndësishëm social dhe kombëtar dhe sidomos në një kohë ku emigrimi ka bërë pjesën e vet. Të gjithë e dimë që shoqëria shqiptare është në një kohë tranzitive dhe kuptohet një proces i tillë është i rëndësishëm jo vetëm për ne, por i bën mirë krejt shoqërisë tonë.’

Por të ndarë janë nëse pyetjet duhet të ishin të detyrueshme për përgjigje apo jo.

‘Është opsionale, sepse liria e besimit hyn tek ato liritë themelore, që përbëjnë dinjitetin e njeriut ndaj nuk duhet të jetë detyrim. Besimi fetar, nuk është një aspekt periferik i jetesës por përbën një identitet në vetvete. Përgjigja për këto pyetje duhet të jetë e lirë. Duhet të jetë opsionale, por ka shumë persona që kanë përqafu një fe tjetër që nuk ka lidhje me familjarët e vet.’

Të tregohen statistikat se është vlerë për ne. Nuk di pse hartuesit kanë menduar një përgjigje opsionale. Ndoshta e shikojnë si pjesë të ndjeshme dhe kanë menduar ta vendosin preferenciale. Po në një shtet demokratik, ku frika nuk është më pjesë e jona dhe gjithkush e vendos. Nuk e shoh të drejtë të mendohet kjo. Është një pyetje e thjeshtë që gjithkush mund të përgjigjet. Nuk e shoh shqetësuese përgjigjen e kësaj pyetjeje.

Por çfarë mendojnë qytetarët?

“Unë do pranoj të anketohem. Për fenë nuk e kam problem ta deklaroj”, tha një qytetar.

“Nuk një problem. Nuk është gjë që do e fsheh, do përgjigjem. Është gjë e mirë. Nuk ke pse ta bësh me detyrim, por është e moralshme të tregosh rreth vetes. Nuk e bën dot me detyrim, por është moral që të përgjigjen për fenë dhe etninë”, tha një tejtër.

“Nuk ka nevojë me dit sa janë katolik, sa jan mysliman, as rom. Të gjithë njëllojn janë, janë shqiptar”, tha një tjetër.

Arsyetimin shterues se pse këto pyetje janë ndër të vetmet me dëshirë, e dha drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli.

 “Ka dhe pytje opsionale të cilat bazohen në deklarimin e lirë dhe vullnetarë të çdo individi. Tre pytjet opsionale lidhen me fenë, gjuhën dhe përkatësinë etnike. Prandaj është dhe opsionale. Janë pyetjet opsionale dhe ndiqen rekomandimet e kombeve të bashkuara dhe Bashkimit Evropian”, tha Elsa Dhuli. 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë