Censura në komunizëm, Maks Velo: Enver Hoxha i kishte artistët, si peshqir për të larë duart me gjak

“Censura dhe vet-censura në Shqipërinë komuniste”. Kjo temë bëri bashkë në Akademinë "Marubi" artistë të zhanreve të ndryshme. Arkitekti dhe piktori Maks Velo solli nëpërmjet rrëfimit të eksperiencës së tij personale, se si ndikonte regjimi asokohe tek artistët. Që në krye të bisedës, Velo u shpreh, se që të ekzistojë censura duhet që të ekzistojë liria e krijimit. Censura edhe auto-censura për të janë një kufizim i lirisë së krijimit, që në atë periudhë nuk ekzistonte.

“Liria e krijimit është procesi ku kryhet fekondimi i artit të vërtetë. Realizmi socialist i kastronte artistët pastaj i linte të lirë në jetë. Por nuk mundet që t’i kërkosh një eonuku, përse nuk lind fëmijë, se nuk ka spermë. Realizmi socialist i mungonte sperma artistike edhe nuk kishte sesi të bënte vepra arti... Pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, ne të burgosurit prisnim se ku do të dilte Enver Hoxha për herë të parë. Po e prisnim. Doli tek Galeria e Arteve me artistët. Për këtë janë fotot. Pse e theksoj këtë? Enver Hoxha i kishte artistët, Lidhjen e Artistëve, si peshqir për të lartë duart me gjak. Atje i lau duart, tek Lidhja e Artistëve”, shprehet ndër të tjera Maks Velo.

Edhe për poeten dhe shkrimtaren Luljeta Lleshanaku, gjatë realizmit në komunizëm edhe fjala censurë në fjalorin e gjuhës shqipe ishte e censuruar. Ndërsa, procesi një vepër kalonte para botimit tek tre censorë.  

 “Në momentin që libri futej në proces botimi ishin dy recensent, i treti redaktori, reçensat nuk trajtoheshin në planin estetik sa trajtoheshin në atë ideor. Pra në proces botimi kishte tre censorë. Edhe kur libri ka dalë nga botimi, të ndalohej vepra apo të hiqej e drejta e botimit për disa vjet etj... Lidhur me censurën e lexuesit, nuk arrini që ta mendoni sesa të varfrat ishin libraritë në atë kohë. Qarkullonin ata që ne i quanim librat e verdh, që kudo njihen si libra policesk ”, thotë ndër të tjera poetja Luljeta Lleshanaku.

Kineasti Kujtim Çashku teksa bëri një retrospektivë të fillesave të kinematografisë shqiptare, ndali tek disidenca, rezidenca edhe propaganda në këtë zhanër gjatë viteve 1952 deri në vitin 1992.

 “Çdo gjë që censurohej në Shqipëri digjej, ekzekutohej. Sot ne nuk kemi atë fenomen, që ndodhi në Evropën Qendrore edhe Lindore, ku të gjitha materialet e censuruara ishin ruajtur në arkivat retrospektive. E vetmja që ka mbetur edhe që është akoma, janë procesverbalet e mbajtura për skenat e hequra. Gjithë kohës jepej një listë për ato skena që hiqeshin. Është shumë e vështirë, që të kategorizojmë se në Shqipëri kishim disidencë, në botën e filmit”, shprehet ndër të tjera regjisori Kujtim Çashku, i cili më pas shpjegoi edhe rezistencën dhe propagandën në kinematografinë tonë.

Gjatë këtij takimi referoi edhe profesori Bruce Williams, i cili bëri një paralelizëm nëpërmjet censurës që ndodhte asokohe në Hollywood edhe asaj në vendin tonë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja