'Krijoi një brez të ri poetësh'! Luljeta Lleshanaku, 'kurora' e Poetit Laureat, gjen damën e saj të letërsisë!

"Unë besoj se do të ishte një nder i madh për çdo poet kudo në botë që të jetë poet laureat, sepse ky çmim jepet për zërat më influencues, dhe është gjë e madhe të jesh ndër ta"...


Autorja Luljeta Lleshanaku mes emocionesh, e pati fjalën e parë për lexuesit, gjatë ceremonisë së sotme, ku u përzgjodh si Poetja Laureate 2 për Shqipërinë. Nisma e iniciuar, nga Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximimit, e drejtuar nga studiuesja Alda Bardhyli, për këtë vit pati në garë edhe 9 autorë të tjerë të poezisë shqipe ( Flutura Açka, Sadik Bejko, Ervin Hatibi, Rita Petro, Preç Zogaj, Natasha Lako, Ilirian Zhupa, Entela Tabaku dhe Arian Leka).
Leshanaku u zgjodh si Poetja Laureate 2 me motivacionin "për vargun e saj modern, larg metaforës së automatizuar, duke e ndërtuar me ritëm e krahasim domethënien e frazës poetike duke krijuar një brez të ri poetësh. Lleshanaku përfaqëson atë çka është postmoderne në letërsinë shqipe, duke i kthyer kësaj të fundit bashkëkohësinë në letërsinë botërore".
Në fjalën e saj, poetja Lleshanaku ndali tek vështirësia, për një autor shqiptar, për t'u bërë i pëlqyer për lexuesit vendas, nga botimi, tek promovimi në medie e medie sociale, deri tek përfshirja në tekstet shkollore, duke shprehur mirënjohjen ndaj lexuesve të saj.


"Një nga pjesët më të vëshira për mua ka qenë përballja me lexuesin shqiptar. Pas botimit në vendin tënd , fillon një periudhë ankthi, sepse është e shumë e vështirë të impresionosh lexuesin shqiptar, pasi pikërisht me të ti ndan të njëjtën histori, përditshmëri, dhe në të tilla rrethana nuk është e lehtë ta habitësh. Aq më tepër në një kohë që lexuesi është i rrahur me autorët më të mirë të letërsisë botërore. Në të tilla kushte, nëse ai të zgjedh t'u është me të vërtetë për t'u vlerësuar", u shpreh më tej Lleshanaku. 

 

Juria e drejtuar nga poetja nga Kosova Sibel Halimi kishte si anëtarë të tjerë shkrimtarin Ylljet Aliçka, gazetaren Arta Marku dhe botuesen Arlinda Dudaj.
Pas mbajtjes së kurorës si 'Poet Laureat' nga autori Rudolf Marku, Lleshanaku është e dyta poete laureate për Shqipërinë. 


"Detyra jonë si institucion është të ngremë struktura që ti shërbejnë kulturës, së bukurës, artit , dhe uroj që kjo nismë të pasurohet në vite dhe të sjellë sa më shumë progres", u shpreh drejtorja e QKLL-së, studiuesja Alda Bardhyli. 

 


"Poetët kanë misionin e një profeti, për ta përçuar letërsinë, poezinë edhe tek brezat e tjerë. Kur bëhet fjala për një grua, përgjegjësia është e dyfishtë", tha ministrja e Kulturës, Elva Margariti, duke nënvizuar se poezia është një mjet më shumë jo vetëm komunikimi por edhe bashkimi mes njerëzish.


Bardhyli shtoi më tej se ky vlerësim do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh, që kanë në fokus promovimin e poezisë dhe të autorëve shqiptarë. 

Poetja Luljeta Lleshanaku renditet mes emrave më të mirë të poezisë bashkëkohore në botë. Disa nga vëllimet poetike të saj janë "Fëmija i natyrës", "Hapësirë negative", "Pothuajse dje", "Homo antarcticus" etj. Ajo ka një kontribut të çmuar edhe si përkthyese, ka sjellë në shqip gjithashtu disa vepra nga gjuha angleze si “E bija e varrmihësit” i Joyce Carol Oates,  përmbledhja “Kur shpirti flet” i Helen Vendler, cikli poetik i Anne Swir dhe Denise Levertov etj.
 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat