Që në orët e para të mëngjesit edhe besimtarët në Fier kanë falur namazin në sheshin qendror të qytetit ndërsa krerët myslimanë të myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe e harmoni mes njerëzve. Ceremonia e faljes së Fitër Bajramit filloi në orën 06:30 ku dhjetëra besimtarë të grupmoshave të ndryshme kryen ritet e faljes së madhe, ndërsa kanë shkëmbyer mesazhe paqeje mes njëri-tjetrit.
Në ligjëratën e tij, myftiu Mikel Hazizolli ka uruar e përshëndetur gjithë besimtarët myslimanë duke i ftuar të kontribuojnë shumë më tepër për të ndërtuar një shoqëri sa më dinjitoze, sa më të paqtë, sa më solidare.
Falja e Fitër Bajramit vijon më pas në çdo familje fierake besimtarësh me drekat familjare, si shpërblim për sakrificën nëpërmjet agjërimit gjatë 30 ditëve të Ramazanit.
Lajmi kryesor:
Mijëra besimtarë myslimanë falin namazin e Fitër Bajramit, kreu i KMSH: Lutjet tona shkojnë për ata që vuajnë








