TIRANE- Ceremonia për marrjen e detyrës nga ana e presidentit të ri Bujar Nishani, do sjellë sot bllokimin e katër segmenteve rrugore. Policia e Tiranës njofton të gjithë përdoruesit e automjeteve se ditën e sotëshme nuk do të lejohet parkimi nga ora 06:00 deri në orën 22:00, në dy krahët e bulevardit "Dëshmorët e Kombit", duke filluar nga urra e Lanës deri tek sheshi "Nënë Tereza".
Gjithashtu parkimi i automjeteve do të bllokohet edhe për sa i përket dy krahëve të rrugës "Abdyl Frashëri" duke filluar nga bulevardi "Deshmoret e Kombit" deri tek kryqezimi i rrugës "Ibrahim Rugova" (Librit Universitar). Ndërkohë që duke filluar nga ora 17:00 deri në 22:00 e ditës së nesërme ndalohet qarkullimi i automjeteve përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" duke filluar nga Hotel "Rogner" deri tek sheshi "Nënë Tereza" Tiranë.
Të gjitha këto segmente rrugore përgjatë ditës së sotëshme do të jenë të monitoruara nga efektivë të policisë por edhe të Gardës së Republikës së Shqipërisë. Masat, janë ndërmarrë për shkak se sot kryhet zëvendësimi i presidentit të vendit, ceremoni kjo ku do të jenë të ftuar qindra personalitete të politikës shqiptare, delegacione të parfaqësive të huaja në vend e të tjera.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com