TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj u dorëzoi nga një certifikatë të rinjve që përfunduan me sukses intershipin në Bashkinë e Tiranës “Fillo me një ide - Fito një internship” dhe theksoi se kjo përvojë synon që të rinjtë të paguhen për praktikat që zhvillojnë nëpër institucione apo kompani të ndryshme.
“Gjithmonë kam këmbëngulur se duhet të shkojmë drejt praktikave të paguara. Jo sepse nuk vlen eksperienca për ta vënë në CV, por sepse duhet të fusim një kulturë, edhe te kompanitë private, se ti nuk mund të marrësh tërë kohën praktikantë, t’i përdorësh si ‘skllevër’ dhe pastaj t’i lëshosh prapë dhe të marrësh një grup tjetër aplikantësh”, tha Veliaj.
Ai shtoi se shumë prej ideve që vinin nga praktikantët në Bashkinë e Tiranës janë mikpritur dhe më pas janë kthyer projekte reale në Tiranë.
“Një nga gjërat që më gëzon më shumë, përveç eksperiencës që kemi pasur, është larmia e ideve me të cilat kemi punuar. Kur shoh idenë e “Tirana Buss Tour”, është një nga temat më të nxehta sot sepse kemi një sistem që kemi trashëguar ku, linjat ishin privatizuar dhe ne jemi vetëm rregullatorë, s’jemi vetë një pronar linje”, nënvizoi ai.
Siç njofton zyra e shtypit, Veliaj dha lajmin se i gjithë transporti i Bashkisë së Tiranës, nga muaji tjetër do të jetë 100% elektrik.
“Jemi në prag të hapjes së garës për linjën e elektrike. Ndërkohë, i gjithë transporti i institucionit të Bashkisë së Tiranës, nga muaji tjetër do të jetë 100% elektrik. Duam të jemi bashkia e parë në Ballkan që është komplet elektrike. Madje, edhe bashkia e re, që do të jetë e koncentruar në një godinë të vetme në Bulevardin e Ri, është prapë një shans fantastik për ta bërë ndërtesën e parë në Ballkan me zero gjenerim karboni apo gazrash”, tha ai.
16 të rinj që kishin përfunduar studimet e larta në nivelin Bachelor, Master Profesional ose Master Shkencor dhe që ishin të grupmoshës deri në 28 vjeç, u bënë pjesë e internshipit 3-mujor në Bashkinë e Tiranës. Ata punuan nga afër me stafin e bashkisë dhe në përfundim secilit iu dha një çmim në vlerë monetare, si dhe një certifikatë pjesëmarrjeje.
Sa fallco je! Pa moral, pa vizion. I shtirur dhe komplet injorant.
Përgjigju