Certifikata/ Zbulohet mosha e vërtetë
talentit Renato Sanches, është 18 vjeç

Certifikata/ Zbulohet mosha e vërtetë<br />talentit Renato Sanches, është 18 vjeç
Talenti portugez, Renato Sanches i cili u ble nga Bayern Munchen për 35 milionë euro, është çliruar më në fund nga pretendimet për moshën e tij reale.

Pas ndeshjes ndaj Polonisë, ku Sanches shënoi edhe një gol spektakolar në barazimin 1:1 në çerekfinalen e "Euro 2016", lindën dyshimet se ai ka gënjyer për moshën dhe se 24 vjeç, e jo 18.
 
Por sot gazeta portugeze "Jornal de Noticias" ka publikuar certifikatën e lindjes së talentit portugez, i cili sipas këtij dokumenti ka lindur në 18.08.1997. Këtu marrin fund të gjitha dyshimet rreth moshës reale të Sanches.

Ish-mesfushori i Benfikës u ble nga Bayern Munchen për 35 milionë euro. Duke u bërë kështu lojtari i ri më i shtrenjtë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn