Certifikatë vaksinimi dhe test negativ për të hyrë në restorant, Mali i Zi miraton masa të reja anti-COVID

Certifikatë vaksinimi dhe test negativ për të hyrë në restorant, Mali i Zi miraton masa të reja anti-COVID

Foto ilustruese

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar masa të reja kundër koronavirusit, të cilat do të jenë në fuqi deri më 20 gusht. Përmes një konference për shtyp ditën e sotme është bërë me dije se qytetarët mund të futen në restorante e klube nate vetëm nëse janë të pajisur me certifikatën e vaksinimit.

Pra, për tu futur në bare e restorante qytetarët duhet të vërtetojnë që:

1- Janë vaksinuar plotësisht ose kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës

2- Kanë kaluar koronavirusin

3- Test negativ PCR të 72 orëve të fundit

4- Test negativ antigen të 48 orëve të fundit

Pronarët e subjekteve janë të detyruar të caktojnë një person, i cili do të kontrollojë certifikatën e vaksinimit për çdo qytetar që do të futet në ambientet e restoranteve dhe lokaleve. Ndrësa të miturve,  nuk u kërkohet të plotësojnë këto kushte, përveç kur hyjnë në klube nate.

Mbledhjet me shumë persona dhe festivalet që nuk mund tu nënshtrohen këtyre kushteve do të shtyhen pas datës 20 gusht.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri