TIRANE- Në programin e riçertifikimit nuk janë përfshirë vetëm farmacistët por edhe ndihmës farmacistët. Një vendim i lëshuar dje nga Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë, ka përcaktuar formularin dhe dokumentat që duhet të dorëzojnë ndihmës farmacistët për të marrë lejen e ushtrimit të profesionit. Sipas vendimit të UFSH leja do të jepet deri në datën 31 dhjetor 2015-t.
“Të gjithë ndimës farmacistët të paraqiten pranë Presidentëve të Këshillave Rajonalë për të dorëzuar dokumentacionin për ricertifikim. Leja e ushtrimit të profesionit për ndimës farmacistët do të jepet me vlefshmëri deri më datën 31.12.2015”, - thuhet në një njoftim të UFSH. Për të dorëzuar dokumentat farmacistët do të kenë kohë deri në 30 qershor 2015. Dokumentat që duhet të paraqesin ndihmës farmacistët janë: 3 fotografi të përmasave 3x3.5 cm.
/Shqiptarja.com