Certifikohen 4 produktet e para të prodhimeve të origjinës, Krifca: Përfaqësojnë traditën tonë! Produktet tradicionale njihen gjithnjë e më shumë nga konsumatorët

Certifikohen 4 produktet e para të prodhimeve të origjinës, Krifca: Përfaqësojnë traditën tonë! Produktet tradicionale njihen gjithnjë e më shumë nga konsumatorët

Ministrja Frida Krifca në mbledhje

Katër produktet e para të prodhimeve të origjinës që rrisin dhe mbrojnë markën ‘Made in Albania’ janë prezantuar nga Ministria e Bujqësisë. Ato janë djathi “Mishavina e Bjeshkëve të Këlmendit”, mjalti i Bedunicës, Përmet, djathi i ziem, Hot, Malësi e Madhe si dhe djathi i dhisë, bjeshkët e Rrunjës, Dibër.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca që prezantoi certifikimin e produketeve të para të prodhimeve të origjinës tha se konsumatorët janë të gatshëm që të paguajnë 30-50% më shumë për produktet që vijnë nga një zonë e identifikuar për cilësinë e veçantë të prodhimeve. Krifca u shpreh se, këto produkte përfaqësojnë një pjesë të traditës dhe identitetit kombëtar, gjë që e bën një komb apo shtet të njohur në botë.

 “Sot kemi kënaqësinë të prezantojmë rezultatin më se të kënaqshëm të një pune të gjatë për të identifikuar, regjistruar, mbrojtur në treg dhe ofruar tek konsumatori katër produktet e para të certifikuara për treguesit gjeografikë, emërtimin e origjinës dhe specialitetin tradicional të garantuar”, tha ajo.

Ministrja tha se, “vitet e fundit në Shqipëri, produktet tradicionale kanë filluar të njihen gjithnjë e më shumë nga konsumatorët. Për më tepër, zhvillimi i agroturizmit si një trend i qëndrueshëm ka ndikuar në zhvillimin dhe promovimin e produkteve tradicionale, duke krijuar një lidhje natyrore midis agroturizmit, fermave turistike dhe prodhuesve vendas”.

Krifca shtoi se, është arsyeja përse për produktet cilësore, të cilat prodhohen në një territor të caktuar apo me anë të një metode tradicionale, janë me të vërtetë në themelin e përpjekjeve tona për të forcuar qëndrueshmërinë ekonomike të fermave në zonat rurale.

“Studimet e thelluara kanë treguar se diferenca e çmimit, që një konsumator është i gatshëm të paguajë për produkte  të cilat vijnë nga një territor i caktuar apo që janë produkt i një mënyre tradicionale prodhimi, është në vendet e Bashkimit Evropian në nivelet e 10% deri në 30% më shumë se sa produktet e prodhuar në mënyrë konvencionale”, theksoi Krifca.

Ministrja tha se, “analizat ekonomike në Shqipëri tregojnë se konsumatorët janë të gatshëm që të paguajnë 30-50% më shumë për produktet që vijnë nga një zonë e identifikuar për cilësinë e veçantë të prodhimeve. Për produkte specifike si mjalti p.sh. kjo diferencë në çmim është edhe më e lartë”.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm