Shqipëria bëhet anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Verës dhe Vreshtarisë

Shqipëria bëhet anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Verës dhe Vreshtarisë

Shqipëria pjesë e OIV

Shqipëria është tashmë anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Verës dhe Vreshtarisë.

Duke e cilësuar një lajm të shkëlqyer për vreshtarët dhe kantinat shqiptare, Krifca tha se “pas punës së bërë me ligjin e ri për verën dhe vreshtarinë i japim një tjetër mjet të fuqishëm sektorit të verës dhe vreshtarisë duke i dhënë vëmendjen e duhur zhvillimit të tij”.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Shqipërisë ka ndërmarrë disa hapa për të mbështetur këtë sektor, duke përfshirë vreshtarinë dhe prodhimin e verës në Skemën Kombëtare të Mbështetjes dhe përafrimin e ligjit dhe dispozitave me atë të legjislacionit të Bashkimit Evropian, i cili kulmoi me miratimin në parlament të ligjit të ri Nr. 86/2022 për Vreshtarinë dhe Verën, që rregullon më mirë sektorin dhe u mundëson prodhuesve shqiptarë të zgjerojnë mundësitë e tyre të eksportit.

Mikroklimat e pasura të vendit tonë krijojnë një terruar që ofron varietete lokale rrushi unike, të cilat po fitojnë popullaritet dhe janë kthyer në pikën e fortë të prodhuesve shqiptarë të verës. Mjaft kantina janë kthyer nga punishte të vogla arizanale, në prodhues të mëdhenj që tashmë janë të aftë të garantojnë cilësinë dhe sasinë, duke mbyllur ekselencën dhe pasionin në një shishe, gati për dashamirësit e verës në të gjithë botën.

Tashmë në Shqipëri janë të regjistruara 70 kantina, nga të cilat më shumë se 20 janë kantina të mëdha. Disa prej tyre janë të përkushtuara për prodhimin e verës nga varietetet autoktone të rrushit si: Kallmet, Shesh (e bardhë dhe e kuqe) Serinë, Debinë (e bardhë dhe e kuqe), Puls, Cërrujë, Vlosh. Këto varietete rrushi po fitojnë dalëngadalë popullaritet dhe janë bërë forca e verëbërësve shqiptarë, duke tërhequr adhuruesit e verës dhe profesionistët që tani kanë filluar të zbulojnë terruare dhe aroma të veçanta të verërave tona.

Varietetet e tjera që janë përshtatur mirë me territorin dhe klimën e Shqipërisë janë: Merlot, Muskat, Riesling, Tempranillo, Cabernet Sauvignon etj.

Këta hapa të rëndësishëm çuan në një vendim të natyrshëm por shumë të rëndësishëm; atë të anëtarësimit në Organizatën Ndërkombëtare të Rrushit dhe Verës, duke hyrë kështu në diskutimin e rëndësishëm global për prodhimin e rrushit dhe verës. Sipas të dhënave të MBZHR, Shqipëria numëron rreth 11 mijë hektarë vreshta të varieteteve të ndryshme dhe gjatë viteve të fundit prodhimi i verërave është rritur me rreth 11.2 %, duke fituar qëndrueshmëri në volumin e prodhimit në rreth 190-195 mijë tonë/vit.

Kjo ecuri pozitive konfirmon potencialin që ka ky sektor për t’u rritur dhe për t’u kthyer në një model të suksesshëm zhvillimi.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë