Certifikohet kryetari i Graçanicës

PRISHTINË - Vladeta Kostiç, nga radhët e Listës Serbe, u shpall zyrtarisht kryetar i Komunës së Gracaniçës, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve.
Sipas KosovaPress, Kryetarja e KQZ-së, Valdeta Daka, në një konferencë për media, kërkoi nga anëtarët e saj që ta miratojnë rezultatin përfundimtar si të certifikuar. Sipas saj, një gjë e tillë është e mundur, pasi janë marrë dokumentet e kërkuara nga Kostiç, dhe po ashtu sipas saj, nuk ka ankesa që do ta ndryshonin rezultatin përfundimtar.
"Konsiderojmë që me këtë, rezultatet përfundimtare nga QNR janë certifikuar", tha Daka.
KQZ ka shtyrë për sot certifikimin e zgjedhjeve në këtë komunë, pasi kërkoheshin dokumenta ku vërtetohej dorëheqja e tij nga pozita e deputetit në Kuvendin e Serbisë.
Valdete Daka tha se tani e kanë vërtetimin nga Asambleja e Republikës së Serbisë, ku vërtetohet se Kostiç, nuk është më deputet i kësaj Republike.
Zgjedhjet në Graçanicë janë mbajtur të dielën me 18 janar, ku Vladeta Kostiç ka marrë shumicën e votave për kryetar komune. Për kryetar kishin kandiduar gjithsej katër kandidatë./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore