TIRANË- Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që u nda 4-4 për çështjen e Ballukut, ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj thotë se kryeministri Edi Rama po e zvarrit çështjen e heqjes së imunitetit. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, Alibeaj tha se pasi Kushtetuesja e rrëzoi kërkesën e Ramës, duke qenë se nuk u arrit shumica, duhej të ishte mbledhur Këshilli i Mandateve dhe të shqyrtonte kërkesën e SPAK.
Sipas Alibeajt, Rama ishte ishe në siklet që në momentin kur SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut dhe u justifikua duke thënë se do presë vendimin e Kushtetueses. Dhe tashmë, që ankimi i qeverisë u rrëzua, Alibeaj thotë se Rama po e zvarrit duke thënë se tashmë nuk ka asnjë urgjencë për t’ia hequr imunitetin Ballukut.
“Ishte e qartë që Edi Rama ishte në siklet në momentin kur SPAK paraqiti kërkesën për heqje imunitetit për vendosjen e arrestit Edi Rama gjeti një justifikim jo racional pa fantazi madje Pra tha që nuk do ta shqyrtojmë çështjen derisa të flasë Gjykata Kushtetuese. Gjykata foli dhe foli kundër tij. E logjikshme do ishte tashmë që dje të ishte mbledhur parlamenti, këshilli i mandateve dhe të shqyrtonte kërkesën për heqjen e imunitetit. Po dje Edi Rama ndryshoi tani justifikim, tha jo më vendimi i Gjykatës Kushtetuese sepse ai u dha, porse i tha SPAK-ut ty të mjafton pezullimi nga detyra s'kemi për t'ia hequr imunitetin.
Është shumë e qartë që Edi Rama tashmë po e zvarrit çështjen e heqjes së imunitetit, pra të nevojës që ka SPAK për të mbrojtur hetimet e veta dhe SPAK-u ka menduar që hetimet e veta mbrohen më mirë jo më tashmë me pezullimin nga detyra por me një masë më të rëndë që është një nga arrestet. Pra po e zvarrit. Dihet tashmë që në qoftë se kalojnë tre muaj nga paraqitja e kërkesës në parlament duhet të ketë qenë, diku te 16 dhjetori do të thotë s'ka në 16 mars ajo kërkesë bie vetiu nga fuqia”, tha Alibeaj.
Ndonëse Kushtetuesja nuk arriti shumicën, Alibeaj thotë se të dyja palët morën zgjidhje, pasi Ramës iu rrëzua kërkesa, ndërsa SPAK doli i fituar pasi vendimi i GJKKO-së për pezullimin e Ballukut mbeti në fuqi.
Komente













Enkelejda. Po ajo kurva jote si votoi?
Përgjigju