“Të shoqërohet nga forca policie dhe të betohet si kryebashkiak i Himarës.”  Ky ka qenë mesazhi i juristëve grekë ditën e sotme për çështjen e Fredi Belerit. Me një gjuhë të ashpër, duke shigjetuar kryeministrin Rama, kryetari i Asamblesë së Dhomave të Avokatisë së Greiqsë, Dhimitros Vervesos dhe Presidenti i Avokatëve pa Kufij, Patrick Heny i drejtohen kryeministrit Rama duke u shprehur se Beleri duhet të betohet pasi një dënim i tillë ndaj tij është i hiperbolizuar. 

Avokatët grekë deklaruan se po shkelet konventa e të drejtave të njeriut dhe se masa është arbitrare. Sipas tyre, masa synon të pengojë ushtrimin e mandatit.

“Kryeministri shqiptar duhet t'u japë autorizimin e nevojshëm vartësve të tij, përkatësisht Drejtorit te Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale të burgut të Durrësit ose Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke i lejuar ata të lehtësojnë transportin e Belerit për në Himarë, të shoqëruar nga oficerë policie, në mënyrë që të bëjë betimin e detyrës.”- thanë avokatët.

Deklarata e plotë: 

Në çështjen Beleri kemi shkelje të përsëritura të nenit 3 të Protokollit Nr. 1 i cili zbatohet si për zgjedhjet kombëtare ashtu edhe për ato lokale. Më konkretisht e drejta për zgjedhje të lira përbën një parim themelor dhe është thelbësore për vendosjen dhe ruajtjen e themeleve të një demokracie të vërtetë të qeverisur nga shteti i së drejtës. Neni 3 i Protokollit nr. 1 i jep të drejten një individi për të dalë si kandidat në zgjedhjet dhe, nëse zgjidhet, të drejtën për të ushtruar efektivisht mandatin e tij. Në rastin e Belerit, e drejta për të ushtruar efektivisht mandatin e tij është shkelur për shkak të masës së paraburgimit. Detyra e një përfaqësuesi të zgjedhur është të përfaqësojë elektoratin e tij, të tërheqë vëmendjen ndaj shqetësimeve të tyre dhe të mbrojë interesat e tyre. Aq më tepër, ky është rasti, nëse akuzat ndaj atij përfaqësuesi, kanë bazë politike.

Masa e paraburgimit e vendosur ndaj Belerit si nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ashtu edhe nga gjykatat e SPAK-ut të Tiranës është jashtëzakonisht e rëndë, në mos arbitrare, sepse masa e kundërshtuar synon të pengojë aplikantin të ushtrojë mandatin e tij si kryetar i zgjedhur i Himarës. Qeveria shqiptare është e detyruar të marrë në konsideratë masa më pak të ashpra për të mbrojtur të drejtën e Belerisit për të ushtruar detyrën si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë. Për rrjedhojë ka shkelje të nenit 3 të Protokollit Nr. 1.

B. Shkelje e nenit 10 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut

Ndalimi i Belerit si dhe refuzimi arbitrar nga gjykatat shqiptare për ta lejuar atë të marrë pjesë në mbledhjet e Keshillit Bashkiak dhe te kryeje detyrën e tij, cenon të drejtën e tij të shprehjes politike. Kjo ndodh sepse i heq mundësinë për te perfaqësuar efektivisht votuesit e tij dhe bie ndesh me integritetin dhe efektivitetin e procedures zgjedhore të 14 majit 2023, duke minuar

[perfundimisht synimin e saj, pra identifikimin dhe materializimin e vullnetit të popullit. Si rezultat, ka shkelje të nenit 10 të Konventës.

C. Shkelje e nenit 6 § 2 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut

Komentet dhe vërejtjet e përsëritura të bëra nga Kryeministri, vlerësimi negativ i njëanshëm i tij për çështjen Beleri dhe përdorimi i gjuhës së prerë e të pakujdesshme ndikon në opinionin publik për sa i përket fajësisë së Beleris dhe paragjykon vendimin e ardhshëm të Gjykatës. Deklaratat e kryeministrit Edi Rama shkuan përtej një mosmarrëveshjeje të thjeshtë me një kundërshtar politik. Te krijohet përshtypja se kryeministri është shprehur i kënaqur me arrestimin dhe ndalimin e vazhdueshëm të Belerit. Kryeministri mishëron, par excellence, autoritetin politik përgjegjës për organizimin dhe funksionimin e duhur të drejtësisë në Shqipëri. Ai duhet të ishte veçanërisht i kujdesshëm për të mos thënë asgjë që mund të krijonte përshtypjen se ai dëshironte te ndikonte në rezultatin e procedurave në pritje përpara Gjykatës. Si rezultat kjo përbën shkelje të nenit 10 të Konventës.

Shkelje e parimit të proporcionalitetit

Parimi i proporcionalitetit kërkon që të ketë një marrëdhënie të arsyeshme ndërmjet një objektivi të caktuar qe duhet arritur dhe mjeteve të përdorura për të arritur atë objektiv. Paraburgimi i Belerit për më shumë se 4 muaj për një shkelje të supozuar të ligjit të fushatës në vlerë prej 300 euro është haptazi nje mase joproporcionale. Çdo kufizim i të drejtave që i imponohet nje personi duhet t'i shërbeje një qellimi legjitim dhe të respektojë parimin e proporcionalitetit

Edi Rama të lejojë Belerin të bëjë betimin si kryetar i zgjedhur

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka pohuar vazhdimisht se "autoritetet e pavarura gjyqësore" po e pengojnë Belerin te dale nga burgu për të bëre betimin si kryebashkiak i Himarës. Në fakt, nuk ka asnjë vendim gjykate që e ndalon Belerin të bëjë betimin. Përkundrazi, në akt gjykimin numër 226 të datës 26 qershor 2023, nga Gjykata Speciale e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila shqyrtoi kërkesën time për leje për të bërë betimin si kryetar bashkie, shprehimisht thuhet se

"Gjykata konstaton se... nuk është autoriteti kompetent dhe se i mungon juridiksioni për të vendosur për miratimin e lejes së kërkuar nga individi nën hetim."

Autoritetet kompetente për dhënien e kësaj leje janë (a) Drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale, ku ai banon aktualisht dhe (b) Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Këto subjekte janë njësi të thjeshta administrative dhe jo "autoritete të pavarura gjyqësore

Kryeministri shqiptar duhet t'u japë autorizimin e nevojshëm vartësve të tij, përkatësisht Drejtorit te Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale të burgut të Durrësit ose Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke i lejuar ata të lehtësojnë transportin e Belerit për në Himarë, të shoqëruar nga oficerë policie, në mënyrë që të bëjë betimin e detyrës.

Në prani të amabsadores greke në Tiranë dhe avokatëve të ardhur nga Athina për këtë çështje, Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e 6 në radhë për lirimin e Fredi Belerit. Prania e diplomates greke dhe grupit të avokatëve të huaj në Gjykatë u prit me protesta nga një qytetar shqiptar. 

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:32
‘Greqia nuk lejon çamët të kërkojnë pronat, a nuk është shkelje e të drejtave të njeriut’, ja si përgjigjet avokati grek

 

 

Sot asambleja e Kryetarëve të Dhomave të Avokatëve të Greqisë ka mbajtur sot një konferencë për mediat për çështjen Beleri, duke listuar një sërë shkeljesh sipas tyre të konventës europiane të të drejtave të njeriut në këtë rast nga shteti shqiptar. Gjatë konferencës avokatët janë pyetur për të drejtat e shtetasve shqiptarë me origjinë çame që kërkojnë pronat në Greqi. Avokati ka deklaruar se janë në konferencë vetëm për çështjen Beleri.

REPLIKAT

Gazetari: Greqia nuk lejon shtetasit shqiptare me origjine çame të kërkojnë pronat në Greqi, a nuk është kjo shkelje e te drejtave te njeriut? Do protestonit ju dhe për këtë shkelje të shtetit grek?

A është shkelje dhe kjo e protokolleve që përmendët më parë?

Në Greqi, korrupsioni zgjedhor a është vepër penale dhe nëse po, personat që kryejnë këtë vepër penale arrestohen apo lihen të lirë?

Avokati: Ne nuk kemi ardhur këtu për të diskutuar në lidhje me çështjen e parë që ju pyetët. Kemi ardhur këtu për të folur për çështjen Beleri dhe do t’i referohemi asaj.

Në Greqi sigurisht ai që dënohet me formë të prerë dhe të parevokueshme nga Gjykata patjetër që arrestohet. Por ama ka një dënim, ka një vendim dënimi, nuk është se dikush mbahet në paraburgim. Nëse nuk kemi dyshimin e arsyeshëm se ata do të ikin, do të lëvizin nga vendi që janë mbajtur, ose kanë potencialin që të kryejnë vepra penale të tjera, ose të jenë në gjendje të ndryshojnë provat që janë në çështje penale. Dhe ne për sa i përket çështjes Beleri, shpjeguam se ai nuk është në gjendje të bëjë asnjë nga këto të tria.

Gazetari: Pyetja që bëra kishte të bënte të drejtat e njeriut dhe çështjen Beleri ju po e lidhni me Konventën e të drejtave të njeriut, a nuk është e njëjta gjë?

Avokati grek: Kemi ardhur për të folur vetëm për çështjen Beleri dhe vetëm për këtë çështje do të flasim.