Çështja e Fredi Belerit ka nxitur mjaft reagime, pasi në protestën që u organizua dy ditë më parë ku kërkohej lirimi i tij nga burgu, morën pjesë edhe katër kryebashkiakë grekë. Deputeti Kreshnik Çollaku komentoi këtë organizim në Report Tv ku theksoi se është e papranueshme që zyrtarët grekë të vijnë dhe t’i bëjnë presion drejtësisë shqiptare.
Në intervistën për gazetarin Arbër Hitaj, deputeti tha se i takon drejtësisë që të vendosë për Fredi Blerin dhe nëse ka blerë vota vendin duhet ta ketë në burg.
"Çdo qytetar ka të drejtë të protestojë, edhe nga mbështetës të tij, e çuditshme prania e zyrtarëve grekë, katër kryebashkiakë shoqëruar me disa deklarata eurodeputetësh, ne grekët i kemi fqinj të mirë. Fqinj i mirë është ai që jep komanda vetëm në shtëpinë e vet. E papranueshme për një shtet tjetër që të lëshojnë ultimatume në një shtet që nuk është i tyre. Në këtë situatë çështja e Belerit është një çështje që i takon drejtësisë. Nëse është akuzuar me të drejtë vendin e ka në burg. Këtë se thotë as Rama, as rithemelimi dhe LSI, as kryebashkiakët, kjo i takon drejtësisë", tha Çollaku.
Sipas Çollakut është turp që është pranuar kandidimi i një figure si e Fredi Belerit strehuar nën ‘hijen’ e opozitës. Një koment e ka edhe për Sali Berishën, duke thënë se është hipokrizi që të flasësh natë e ditë për Kosovën, kur kandidon në Himarë një ushtar të 'Vorio Epirit'.
“Kemi kundërshtuar në mënyrë të qartë kandidaturën e Belerit nën hijen e opozitës. Nuk më ka interesuar shumë ca do bënte LSI, e kam konsideruar gropë të thellë morale kandidimin e Belerit nga një pjesë e PD që quhet rëndomtë si Rithemelimi. Në raport me Peshkëpinë, ka pretendime se ka udhëhequr protesta ku kanë fyer simbolet shtetërore shqiptari, Beleri edhe në muajt e para të kandidimit, bënte fushatë me flamurin e 'Vorio Epirit'.
Një organizatë që pretendon territoret shqiptare që nga Vlora e Himara. Janë hipokrite, të pranosh një njeri që bën fushatë me flamurin e 'Vorio Epirit' dhe të flasësh nga mëngjesi në darkë për Kosovën. Himarën ja dorëzon një ushtari të 'Vorio Epirit'. Kjo më duket humnerë e madhe morale që miqtë e Rithemelimit kanë detyrim t’u përgjigjen demokratëve. Nuk duhej të ishte pranuar si kandidat edhe nga institucione të tjera të Shqipërisë”, tha Çollaku.
Një grup i vogël personash protestuan në Himarë më 14 gusht në mbështetje të Belerit. Të pranishëm ishin edhe kryetari i bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis dhe kryebashkiaku i Selanikut, Konstantinos Zervas. Kryeministri Edi Rama në një reagim një ditë pas grumbullimit në Himarë theksoi se akuzat ndaj Belerit janë çështje e drejtësisë.
Ky eshte realiteti NON GRATA dhe LIKE FLORIRI keta dy percares te kombit vene nje kriminel te VORIO EPIRIT ....eshte nje krim qe vetem UDB-ashet dhe asfalia e ndyre realizon krime ndaj Shqiperise.
PërgjigjuDolën tradhëtarë për shkak të liderit të tyre.
Përgjigju