Media greke Kathimerini raportoi se Athina zyrtare nuk ka pranuar të firmosë një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare te BE për Shqipërinë për çeljen e negociatave, për shkak të çështjes ‘Beleri’. Duke folur për Report Tv, gazetari Edmont Guri nga Athina thotë se Greqia nuk do të heqë dorë nga çështja e Belerit dhe do të vijojë të këmbëngulë që ai të betohet si kryebashkiak i Himarës. Greqia nuk ka bërë ende njoftim zyrtar mbi lajmin e Kathimerimit për ‘bllokadën’, por gazetari Guri thotë se raportet qeveritare dhe diplomatike mes dy vendeve për momentin janë të ‘ngrira’.
“Një njoftim zyrtar nuk kemi, por marr lajmin dhe artikullin e Kathimierini. Greqia nuk heq dorë lidhur me çështjen Beleri. Artikulli ka si bazë lirimin apo dhënien e mundësisë që Beleri të betohet si kryebashkiak i Himarës për të drejtuar këtë bashki. Raportet Shqipëri-Greqi për momentin janë të ngrira, janë në situatë të vështirë në disa aspekte, qoftë në sens diplomatik apo qeveritar”, tha Guri për Report Tv.
Në emisionin ‘Sot live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Guri thotë se këtë situatë të krijuar mes dy vendeve e ndjejnë më shumë shqiptarët emigrantë në Greqi.
“Edhe ne si shqiptarë që jetojmë këtu e ndjejmë ftohtësinë e institucioneve greke. Greqia ka përdorur si metodë kalimin e Kakavijës, si mjet presioni ndaj Shqipërisë, kemi edhe vonesat e dhënies së leje qëndrimeve. Raportet komunitet-bashki shumë herë janë të vështira për të gjetur komunikimin, bashkëpunim. Marrëdhëniet janë të ftohta”, vijoi Guri.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
4.9%
-
Pak
85.2%
-
Nuk e di
9.9%
Vota total: 81
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Demalia: Segmente të SPAK janë nën kontrollin e Berishës, prokurori i Veliajt shok i Argitës! Ironizon opozitën: Koalicion patriotik me Belerin dhe shovenizmin grek
7 Mars, 18:43
-
Sazan Guri: Rama ta dorëzojë pushtetin vullnetarisht, opozita pa strategji! Partinë ia dhashë Konservatorëve! Haklaj: Berisha i dorëzuar te lobi grek! Futi në listë Metën që ta nxjerrë nga burgu
7 Mars, 17:51
-
Mero Baze: Pse Berishës i duhen më shumë aleatët se 'demokratët'?
3 Mars, 21:45
-
Sali Berisha iu ‘përul’ Greqisë, Rama e ironizon me bufin që flet Greqisht: 'Zoti Dule, zoti Beleri, Efkaristo Poli' (VIDEO)
25 Shkurt, 12:07
-
Berisha përulet para Greqisë: Kthejmë marrëveshjen e detit! E firmosi vetë në 2009, por Kushtetuesja e rrëzoi
24 Shkurt, 14:57
-
Pse Berisha u bë më grek se Janullatos dhe Janullatos më shqiptar se Berisha?
24 Shkurt, 11:14
-
Mero Baze: Berisha po e trajton PD në Athinë si pjesë të 'Agimit të Artë'
23 Shkurt, 21:48
-
'Efkaristo poli', pa asnjë arsye, Berisha iu flet greqisht shqiptarëve të Athinës! Mban Belerin në krah
23 Shkurt, 20:27
-
Beleri i bën thirrje BE-së t'i japë përparësi të drejtave të minoritetit grek në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë
19 Shkurt, 17:40
-
PD denoncon: Balluku shpërbleu kryeprokurorin që arrestoi Belerin! Kunati i Zarkës u emërua drejtor i KESH 24 orë pas arrestimit nga SPAK
18 Shkurt, 17:17
-
Beleri bën ‘rrëmujë’ Parlamentin Europian, del kundër partisë së Micotakis për të preferuarin e Elon Musk
4 Shkurt, 17:33
-
Greqi/ 200 tërmete orët e fundit, gazetari për Report Tv: 48 orët e ardhshme janë kritike
3 Shkurt, 15:34
Me leje /Shengen/,shqipot mund te jetojne ne cdo cep te BE,bile me me shume dinjitet se sa ne Greqi.Ish-komshinjte e mi qe kam pasur ne Tirane,qendruan ne Greqi sa morren letrat dhe pastaj i bene naften e iken per te jetuar ne Gjermani dhe tamam ne kohe, se djemve te tyre po u afronte mosha e sherbimit ushtarak.Nuk jane me vitet 90',vitet e /Fshesave/,nuk ka me arsye qe shqipot t'i falen Greqise.
PërgjigjuFuqia punëtore kërkohet kudo. Greku të lyp tek arabët
PërgjigjuUne qe jetoj ne Greqi, nuk kam kuptuar asnje ndrishim. Nga ana tjeter Belerin nuk e duan ne Greqi. Vetem disa media te Partise se djathte jane me ate, ndersa te tjere besojn qe eshte nje exatremist Grek qe kishte mbeshtetjen e fashisteve
Përgjigjubashkohuni ju si komunitete shqiptar ne greqi ..behuni bashk krijoni parti hyni ne parlament apo njesi bashkiake dhe shikohe si do ju lepihen ata morrat grek
Përgjigju