Çështja e detit/Ministri i Jashtëm grek Dendias: Dosja shkon në Hagë pas 25 prillit, me Ramën kemi marrëdhënie të mira bashkëpunimi

 Çështja e detit/Ministri i Jashtëm grek Dendias: Dosja shkon në Hagë pas 25 prillit, me Ramën kemi marrëdhënie të mira bashkëpunimi

Nikos Dendias

Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias, në një intervistë të zhvilluar për mediat greke ka folur në lidhje marrëdhëniet diplomatike të jashtme të Greqisë.

Në këtë intervistë nuk është lënë pa përmendur edhe çështja e detit, ku Dendias tha se marrëveshja e përbashkët midis Greqisë dhe Shqipërisë për të çuar këtë çështje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, për caktimin e zonave detare, do të jetë gati pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Kjo deklaratë vjen vetëm 2 ditë pas vizitës së Edi Ramës në Athinë, ku pjesë e takimit ishte ministri i jashtëm grek.

“Me kryeministrin grek Edi Rama, kemi një marrëdhënie të shkëlqyer bashkëpunimi. Unë pata mundësinë të bisedoja gjerësisht me të për të gjitha çështjet bilaterale dhe rajonale, si gjatë vizitës sime në Tiranë dhe gjatë vizitës së tij në Athinë pardje. Për çështjen e rekursit në Hagë, ekipet përkatëse teknike po vazhdojnë punën e tyre. Qëllimi është që premtimi i përbashkët të nënshkruhet dhe të paraqitet sa më shpejt që të jetë e mundur në gjykatë, mendoj pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri në 25 prill.” Tha Dendias.

“Është veçanërisht e rëndësishme të kujtojmë se Z. Rama pranoi se Greqia ka të drejtën e patjetërsueshme për të zgjatur ujërat e saj territoriale në 12 milje. Ai shtoi, në fakt, se Shqipëria kishte bërë të njëjtën gjë 30 vjet më parë. Dhe kështu asnjë vend tjetër nuk mund ta kundërshtojë këtë të drejtë”, shtoi Dendias.

Ai tha se projektligji do të votohet në mbledhjen e parë të parlamentit më datë 11 janar, duke shtuar se Greqia ka bërë zgjerime gjithmonë me mjete paqësore dhe mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare.

“Ky zgjerim është një e drejtë e patjetërsueshme e vendit tonë!”, tha ai.

Dekreti për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, nga pjesa veriore e ishujve deri në kepin Tainaro, vendim i cili është marrë nga Këshilli i Lartë i Shteti, është miratuar më datë 25 dhjetor në Greqi.

Pas qarkullimit të kësaj deklarate kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dendias kanë zhvilluar një takim ku kane diskutuar dhe rënë dakord se kjo çështje duhet të zgjidhet në Gjykatën e Lartë të Hagës.

Sigurisht që një gjë e tille ka sjellë kundërshtime të forta nga figura politike të ndryshme, edhe pse tashmë kjo do të lihet në dorë të drejtësisë.

J.GJ./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë