Çështja e Kosovës, Fleckenstein: BE të mos përzihet, Serbia dhe Kosova të bëjnë punën

Çështja e Kosovës, Fleckenstein: BE të mos përzihet, Serbia dhe Kosova të bëjnë punën

Knut Fleckenstein, anëtar i Parlamentit Evropian

Anëtari i Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein deklaroi këtë të martë se Bashkimi Evropian nuk duhet të përzihet në çështjen e Kosovës.

Fleckenstein mori si shembull për të konstatuar qëndrimin e tij, ndërhyrjen e gabuar të  Bashkimit Evropian në problemin midis Qipros dhe Turqisë.

“Ne kemi menduar që Qiproja të hyjë pasi kemi menduar se do ta zgjidhnim problemin me Turqinë, por nuk ndodhi kështu. Andaj, kjo është përvoja jonë, se probleme të tilla duhet të zgjidhen”, tha ai për televizionin N1.

Sipas Kosova Press, Fleckenstein theksoi se Serbisë dhe Kosovës do t’i duhet të gjejnë një zgjidhje medoemos, dhe se rekomandimet paraprake nga Bashkimi Evropian duhet të shmangen me çdo kusht.

“Jam i vetëdijshëm se ky është një problem i madh, por nuk ka nevojë të përzihemi. Unë kam respekt të madh për kryetarët Vuçiq dhe Thaçi, të cilët dëshirojnë të gjejnë zgjidhje, dhe duhet t’i lëmë ta bëjnë punën e tyre, të mos komentojmë dhe kritikojmë çdo fjalë që ata thonë. Kjo është një çështje shumë e vështirë për Serbinë dhe Kosovën. Këshilla ime është le ta bëjnë punën e tyre të vështirë dhe pastaj të shohim nëse rezultati mund të arrihet, por jo të bëjmë rekomandime paraprakisht. Mendoj se kjo nuk është etike, nuk do të doja të ndryshoja pozicionin tim me ta”, u shpreh ai për televizionin N1.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën