Samiti i Dubrovnikut, ja cfarë diskutoi Rama me Tsipras/ Shqipëria kërkon heqjen e vizave me Kinën

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij grek, Tsipras në Dubrovnik, teksa ndodhen në Samitin e 8-të të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore, Juglindore dhe Republikës Popullore të Kinës. Pjesë e bisedës mes dy kryeministrave kanë qenë reformat e ndërmarra nga Shqipëria me synim hapjen e negociatave me Bashkimin Europian si edhe në nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit mes dy vendeve. 

Sipas njoftimit zyrtar dërguar nga Kryministria, kreu i qeverisë Rama vlerësoi qëndrimin e Athinës zyrtare mbi të ardhmen e Shqipërisë në BE dhe rolin që qeveria greke luan për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE.

Ndërkohë, pak ditë më parë, sipas medieve greke dy kryeministrat zhvilluan një bisedë telefonike, në fokus të së cilës kanë qenë shqetësimit e minoritetit grek në jug të vendit.

Axhendën e takimeve në Dubrovnik,  kreu i qeverisë shqiptare e nisi me kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës Li Keqiang. Gjatë këtij takimi, Kryeministri Rama i kërkoi homologut të tij përshpejtimin e procedurave që do të lejonin hyrjen e disa produkteve ushqimore në tregun kinez. Nga ana tjetër, Kryeministri Rama duke iu referuar 70 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, i kërkoi Kryeministrit Li edhe heqjen e ndërsjellët të vizave mes dy vendeve, çka do të nxiste jo vetëm rritjen e numrit të turistëve kineze në Shqipëri, por edhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Nga ana e tij, Kryeministri Li Keqiang konfirmoi heqjen e çdo barriere për importin e verës, mjaltit dhe vajit të ullirit shqiptar. Gjithashtu, kreu i qeverise kineze premtoi ndërmarrjen e hapave të nevojshme për heqjen e vizave si dhe njohjen e ndërsjellët të diplomave universitare.

VIDEO/Kryeministri Rama takon homologun kinez, Li Keqiang

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 12/04/2019 15:12

    Ka pas than Saliu se duhet me msu kinezqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK