Shifrat që tregojnë se turizmi s'njeh pikiatë, më shumë 1 mln hyrje në “Nënë Tereza” për Korrikun! Rama: Më shumë edhe se për gjithë vitin 2013 (Video)

Në këto ditë të nxehta, ku debati për turizmin është në kulm dhe madje ka hije dyshimi edhe për një sabotim të tij me lajme portalesh e mediash të ndryshme për boshatisjen e plazheve apo situatën e zjarreve, ka dhe një tjetër krah medaljeje të historisë.

Është ajo e shifrave zyrtare të turistëve, hyrjet për muajin korrik dhe më tej, duke e krahasuar edhe me vitet e mëparshme. Dhe shifrat nuk gënjejnë. Mbi 1 milion turist-pasagjerë kanë hyrë në aeroportin “Nënë Tereza” përgjatë muajit që sapo u mbyll dhe që e krahasuar me atë të vitit 2013, është më e lartë edhe se shifra e hyrje-daljeve në 12 muaj të atij viti.

Konkretisht janë rreth 1,2 milionë vizitorë që kanë ardhur në Shqipëri për muajin korrik të këtij viti, teksa e krahasuar edhe me vitin e kaluar, vihet re diferenca e ndjeshme. Në korrik 2024 kanë hyrë në Shqipëri pak më shumë se 800 mijë pushues-pasagjerë. Kurse për periudhën janar-korrik numërohen rreth 6 milionë vizitorë apo hyrje në aeroport, kurse në vitin e kaluar kjo shifër ishte pak më shumë se 3,7 milionë. Në nivel 7-mujori janë regjistruar mbi 1,1 milionë hyrje më shumë në krahasim midis dy viteve.

Shifrat i ka bërë të ditura vetë kryeministri Edi Rama, me një postim-video në rrjetin social Facebook, ku biën në sy edhe përshtypjet e vetë vizitorëve apo turistëve-pushues. Pothuajse të gjithë kanë mbetur të kënaqur, ose të habitur nga mikpritja dhe bukuritë e tokës dhe bregdetit shqiptar. Shumë prej tyre thonë se do të rikthehen përsëri.

Postimi i Ramës

“Mirëmëngjes

dhe me aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku vetëm muajin korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milion, e ku hynë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013, duke na dhënë një tregues kuptimplotë të transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade, ju uroj të diel të bukur”

Por çfarë thonë vetë turistët?

Një turiste holandeze e shoqëruar nga fëmija i saj shprehet se kishte udhëtuar në gjithë vendin dhe ishte kënaqur. “Kudo. Njerëzit ndihmuan shumë. Udhëtuam shumë, kudo, me taksi me autobus, Ishte fantastike. Dhe më tej rrëfen eksperiencat si turiste: “Ishim në Berat, Gjirokastër, Himarë, Sarandë, në Theth, ishte mahnitëse”. Dhe pyetjes nëse kishte ndërmend të kthehej përsëri, ajo i përgjigjet: “Patjetër. Do të kthehem përsëri. Do i tregoj edhe të tjerëve në Holandë. Ju i keni të gjitha”.

:Por turistët janë nga e gjithë bota. Ka edhe nga ata që kanë ardhur për aktivitete verore. Njëra prej tyre tregon se ka ngritur kamp veror dhe ndihet e kënaqur. Teksa një çift rrëfen se kishte ardhur nga Greqia për të vizituar Shqipërinë, madje duke ushtruar edhe sporte ekstreme në natyrën e egër shqiptare.

Ndërsa një turist anglez që theksoi se kishte vizituar të gjitha vendet e Evropës Lindore, u shpreh se ishte befasuar nga ajo që gjeti në Shqipëri. Dhe siguron se do e vizitojë përsëri vendin tonë, pëe ta eksploruar më mirë. “Sigurisht që do kthehem në Vlorë, ku dhe qëndruam, Do vizitoj edhe Tiranën, ta eksploroj, por kur të mos jetë shumë nxehtë”, shprehet ai.

Ka edhe nga ata turistë-pushues që vlerësuan se situata e turizmit ishte më mirë edhe se në Greqi, sidomos uji në zonën bregdetare jugore, Himarë apo Sarandë. Teksa një tjetër pushuese rrëfen turin e saj në aplet e veriut dhe alpinizmin nga Valbona në Theth. “Ishte shumë bukur vërtetë. Ishim edhe në Jalë, vërtetë shumë bukur. Lundruam me kanoe dhe kajak, vërtetë shumë bukur”, thotë ajo.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/08/2024 00:55

    2013?! Po ne krahasim me 1938?!

    Përgjigju
    • Or tej: 05/08/2024 16:29

      Ne 1938 kishim taljanet si turiste or teeeejjjjj

  • Pushuesi nga diaspora: 04/08/2024 13:30

    Z.Rama vuni dore mbi gjakpirsat me parkimet abuzive sepse sot ne Drimadhe per pak mu vrane djemte me keto hienat qe kane zaptuar vendet publike per parkim.Ju lutemi shume jo keshtu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare