Çështja libiane, telefonatë e gjatë mes Giuseppe Contes dhe Vladimir Putin, tre të vdekur nga sulmet ajrore në Zawiya

Çështja libiane, telefonatë e gjatë mes Giuseppe Contes dhe Vladimir Putin, tre të vdekur nga sulmet ajrore në Zawiya

Kryeministri italian Giuseppe Conte pati "një bisedë të gjatë dhe komplekse" me Presidentin e Federatës Ruse Vladimir Putin këtë pasdite ku temë e bisedës ishte kriza në Libi. 

Mëngjesin e djeshëm, me Libinë gjithnjë në qendër, pati edhe një bisedë telefonike midis Ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio dhe homologut të tij rus, Sergei Lavrov.

Siç është raportuar, të dy kianë diskutuar hapat e ardhshëm përpara konferencës së Berlinit, e cila pritet të mbahet në gjysmën e dytë të janarit.

Pasditen e sotme Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio pati një bisedë telefonike edhe me Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar sot se qeveria e Ankarasë po përgatitet të paraqesë një ligj për dërgimin e trupave në Libi sapo të rinis punën parlamenti turk më 7 janar.

Sot tre civilë humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën, në tre sulme ajrore nga forcat e lidhura me gjeneralin libian Khalifa Haftar mbi al Zawiya. 
Para pak ditës Presidenti i këshillit Libian, Fayez Serraj i është drejtuar me një letër Kryeministrit italian Giuseppe Conte, SHBA, Britanisë së madhe dhe Algjerisë për të marrë prej tyre "çdo ndihmë të mundshme", përfshi dhe atë ushtarake, për të ndaluar përparimin e gjeneralit Haftar drejt Tripolit. 

Vendet për të cilat bën apel Tripoli janë ata që ushtarakisht në vitin 2016 mbështetën koalicionin "Bunian al Marsus", i cili luftoi dhe mposhti terroristët e ISIS në Sirte.

Çfarë do të thotë kjo lëvizje?

Por përpara se të kërkonte ndihmë, qeveria e Tripolit  i kishte hapur rrugë hyrjes së ushtarëve turq në Libi. Shumë në Tripoli e interpretojnë këtë veprim duke shpjeguar se në këtë pikë Erdogan do të ketë karta të tjera për të luajtur me presidentin rus Vladimir Putin në takimin e tyre në fillim të janarit.

Për momentin në Libi, ndodhet një skuadër ushtarësh turq të cilët kanë detyrë manovrimin e dronëve që kontratojnë me ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ata rus që operojnë në zonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar