Çështja ‘McGonigal’, konferenca e kryetarëve miraton kërkesën e opozitës për mocionin me debat! Nuk ka më interpelancë më Ramën

TIRANË-  Konferenca e kryetarëve ka miratuar kërkesën e 19 deputetëve për të zhvilluar mocion me debat në lidhje me çështjen e Charles McGonigal, ish-zyrtari i lartë i FBI-së tashmë nën akuzë nga SHBA se ka ndihmuar oligarkun rus, Oleg Deripaska, me qëllim që të hiqet nga lista e sanksioneve dhe mos deklarimin e 225 mijë dollarëve.

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla u shpreh se janë të gatshëm për zhvillimin e një mocioni me debat, ndërsa sa i përket kohës ai tha se ende nuk është caktuar, por vetë ka propozuar që debati të zgjasë 12 orë.

Balla u shpreh po ashtu se kërkesa e opozitës për të zhvilluar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama është ezauruar. Nga ana tjetër kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj tha se mazhoranca nuk pranoi që ta zhvillojë interpelancën me Ramën të kërkuar javën e kaluar nga opozita për çështjen McGonogal dhe se në shkelje të rregullores ia delegoi Elisa Spiropalit.

Në seancën e kaluar plenare, deputetët e Partisë Demokratike krijuan një situatë kaotike në Kuvend duke mos lejuar që të zhvillohet debati ndërmjet deputetëve. Opozita ka akuzuar në bllok Ramën se ka lobuar përmes zyrtarit të FBI-së kundër saj. Takimet e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së me kryeministrin Edi Rama, janë përdorur si ‘arsenal’ sulmesh nga opozita, të cilët e kanë akuzuar në bllok atë se ka lobuar përmes zyrtarit të FBI-së kundër saj. Por fotot që qarkullojnë tregojnë se McGonigal kishte lidhje edhe me Partinë Demokratike që aq ashpër akuzon qeverinë.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Kerkesa e depozituar per seancen e Pyetje-Pergjigjeve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:09
Alibeaj flet pas mbledhjes së Konferencës Kryetarëve: PS nuk pranoi të zhvillojë interpelancën me Ramën për McGonigal, tha se u ezaurua! Kryeministri fshihet pas Spiropalit

1675778685_gg.jpg

Kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj foli pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Alibeaj tha se mazhoranca nuk pranoi që ta zhvillojë interpelancën me Ramë të kërkuar javën e kaluar nga opozita për çështjen McGonogal. Alibeaj tha se PS nuk e pranoi me argumentin se u ezaurua.

“Cila ishte përgjigjja e mazhorancës, nuk e pranoi se e ezaurua seancën e kaluar. Nuk përgjigje Rama se është fshehur dhe do duhej të përgjigjej Elisa. Shkelje e rregullores. Ishte vetëm njëra. Kërkesa e dytë është një kërkesë bazuar në rregullore për pyetje dhe përgjigje që i drejtohet Ramës. 15 pyetje që ia drejtojnë kryeministrit dhe ka detyrimin që të përgjigjet. Ka pasur edhe kohën t’i lexojë të mbledhë prova dhe të japë përgjigje.

Ka një kërkesë për mocion, e paraqitur dy seanca më parë. kërkonte që do duhej që secili nga deputetët të shprehet në kohë limit, që ka 10 minuta. Cili ishte qëndrimi i mazhorancës, kanë detyrimin që ta caktonin në seancën më ta parë. Jo e shtynë nuk caktuan një datë me arsyetimin se nuk ishin edhe dy krerët e grupeve të tjera”, tha Alibeaj.

Ora 15:02
Kërkesa e opozitës për interpelancë me Ramën për lidhjen me McGonigal, Balla: Ne e quajmë të ezauruar

1675777536_Screenshot1.jpg

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste u shpreh se kërkesa e opozitës për të zhvilluar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama është ezauruar.

‘Java që përkon me javën që ka të enjten 9 shkurt do të jetë një javë e gjelbërt. Dini ju se kur është miratuar konferenca e kryetarëve të ketë pasur një propozim që kjo javë të mos jetë javë e gjelbërt. Në vlerësimin tonë interpelanca quhet e ezauruar dhe interpelance për të njëjtën çështje brenda një sesioni nuk mund të zhvillohet.’- u shpreh Rama

 

Ora 14:48
Balla: Miratohet kërkesa e opozitës për mocion me debat për çështjen e McGonigal

Është miratuar nga konferenca e kryetarëve kërkesa e opozitës për mocioni me debat për McGonigal, në Kuvend.

‘Për të ndjekur seancën për një çështje me dy kërkesa. Kam thëne se jemi të gatshëm për zhvillimin e një mocioni me debat dhe këtë gatishmëri e kemi shprehur edhe sot në konferencën e kryetarëve. Ka marrë vendimin për zhvillimin e një mocioni me debat. Sa i përket kohës se sa orë dhe kur do të zhvillohet ky debat le të jetë një diskutim. Konferenca e kryetarëve ka miratuar zhvillimin e mocionit me debat. Mocioni me debat do të zhvillohet. Mbetet të caktojmë sa i gjatë do të jetë debati, të jetë një prej 12 orësh.’- tha Balla.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 07/02/2023 16:37

    Uhhh nanen e komunistave fashist ua….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës