Çështjet e restaurimit në dorë të 
bashkëpunimit shqiptaro-francez

Çështjet e restaurimit në dorë të <br />bashkëpunimit shqiptaro-francez
TIRANE- Tryeza e rrumbullakët mbi çështje të restaurimit me pjesëmarrjen e Ministres së Kultures, Mirela Kumbaro dhe Ambasadorit të Francës në Shqipëri, z.Bernard Fitoussi, si dhe në praninë e ekspertëve të restaurimeve ka hapur dje rrugëne  e një dialogu të gjatë që do të vijojë deri më 14 shkurt në Tiranë Shkodër e Berat. 

Restauratorë dhe profesionistë të sistemit të trashëgimisë kulturore kanë ndjekur dje ligjërime të ekspertit Roch Payet nga Instituti Kombëtar Francez për Trashëgiminë në temat: “Restaurimi në Shqipëri, zbulime dhe rekomandime”, “Konservimi parandalues” dhe “Puna diagnostifikuese dhe kushtet ambientale të ruajtjes së ikonave”. Në diskutimet dhe shkëmbimet e praktikave me restauratorë specialistë të DRKK-së Berat, Shkodër dhe restauratorëve të IMK-së, Qendrës Kombëtare të Muzeumeve, Berat do të trajtohen ligjërime për praktika të ndërsjellta në fushën e restaurimit.  

Në trajnimin dyjavor janë parashikuar trajnime në Muzeun Onufri në Berat dhe në Muzeun e Artit Mesjetar, Korçë, si dhe vizitë në Muzeun e Oso Kukës, Shkodër me qëllimin për të parë nga afër piktura të këtij muzeu që nevojitet ndërhyrje restauruese. Në tryezën e rrumbullakët mbi çështje të restaurimit ka folur Frederik Stamati duke iu referuar praktikave të konservimi mbi objektet dhe artifaktet e trashëgimisë kulturore; kushtet fizike të konservimit , etj .


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian

Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian