TIRANE - Ish-drejtori i “CEZ Albania” Josef Hejsek është ftuar nga prokuroria e Tiranës për të dëshmuar lidhur me mega aferën korruptive që ka kryer kompania “Debt International Management”, në pronësi të biznesmenit Shqiptar Kastriot Ismailaj, tashmë i arrestuar. Ftesa për të dëshmuar për llogari të procesit penal, Hejsek i është dërguar nëpërmjet një letërporosie autoriteteve austriake, të cilave u është kërkuar nga pala shqiptare që të njoftojnë Hejsek për t’u paraqitur në Tiranë me qëllim administrimin e pyetjes së tij. Hejsek dyshohet nga prokuroria se ka bashkëpunuar me biznesmenin Kastriot Ismailaj për vjedhjen e 5 milionë eurove, para këto të mbledhura nga DIA tek qytetarët që ishin debitorë në CEZ.
Sipas burimeve të prokurorisë nëse do konstatohen prova Hejsek, do vihen nën akuzë për “Mashtrim” dhe se marrëveshja e miratuar në parlament nuk e pengon një gjë të tilë. Kjo për shkak se kjo marëveshje është miratuar nëpërmjet një ligji dhe nuk është bërë me ratifikim nga parlamenti Shqiptar, gjë e cila do i krijonte mbrojtje Hejsek.
Kompania “Debt International Advisory”-Dega Shqipëri që ishte kontraktuar nga “OSSH” dhe “CEZ Shpërndarja” për mbledhjen e borxhit financiar tek 318.000 konsumatorëve të energjisë elektrike,nuk ka kryer vetëm këtë funksion, por dyshohet se ka pastruar miliona euro dhe dollarë të individëve me pushtet politik dhe personave VIP në Shqipëri.
Sipas një grafiku të Drejtorisë së Pastrimit të Parave në Policinë e Shtetit është pikërisht kompania e mësipërme që ka kryer mbi 100 transaksione nga Shqipëria në drejtim të dhjetëra vendeve të huaja, ku kanë lëvizur miliona euro, deri në Kongo të Afrikës.
Nga “Debt International Advisori” paratë kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në llogaritë e dhjetëra kompanive të tjera, që veprojnë në rreth 15 shtete. Ndërkohë burimet thonë se Kastriot Ismailaj për të tretën herë ka refuzuar para prokurorëve të jap shpjegime për akuzat e ngritura, duke kërkuar të njihet njëherë me të gjitha provat e prokurorisë
*Shkrimi u botua ne gazeten print Shqiptarja.com 26 shtator
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4504
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45