CEZ, Balla: Do i shkojmë në fund
lidhjes së Shkëlzenit me mikun e tij
Hetimi i CEZ, miku i Shkëlzenit mori 7 mln €

CEZ, Balla: Do i shkojmë në fund<br />lidhjes së Shkëlzenit me mikun e tij<br />Hetimi i CEZ, miku i Shkëlzenit mori 7 mln €
Pas deklaratave të Taulant Ballës dje në mbledhjen për Komisionin e CEZ se hetimet kanë zbuluar se shtetasi Nuel (Nue) Kalaj, miku i ngushtë i djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, ka marrë nga CEZ transferta bankare në miliona euro, ka reaguar djali i ish-kryeministrit.
 
Shkëlzen Berisha i mohon akuzat e ngritura, ndërsa thotë se nuk asnjë lidhje me Nuel Kalanë.
 
"Papagalli i shpifjeve te Edi Rames, me urdhërin e kryetarit, ka zgjeruar rrethin e miqve te mi të ngushtë, me një person me te cilin dhe aktivitetin e te cilit, nuk kam asnjë lidhje.
 
I dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit për shpifje, gënjeshtari i Rames vazhdon avazin e vjetër me trillime te reja, me shpresën se kështu do mbuloje sarajet e kryetarit ne Surrel.
 
Te ndertuara me ''placken'' e Rames nga marreveshja me CEZ, për të vjedhur dhe ndare, 630 milionë euro nga xhepat e shqiptareve.
 
I bej thirrje Ramës që para se ti ngarkoje shpifje te reja, ta detyroje papagallin, te mos lere ''puplat'' ne kazino, por te zbatoje vendimin e gjykatës dhe të paguajë paratë për shpifjet e vjetra
" deklaroi ai në një status në Facebook.
 
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Taulant Ballës, duke deklaruar se do t'i shkojë deri në fund hetimit të nisur nga komisioni.
 
"Nuk kisha kohë pasdite të merrem me Berishën e vogël, sepse mu desh të merrem me disa lope në një fshat te Librazhdit.
 
Sa për lidhjet e tij me Nuel (Nue) Kalajn, Kastriot Ismailin etj., të gjitha do t'ia zbardhë Komisioni Hetimor. Më në fund një Komision Hetimor Parlamentar po i shkon gjërave deri ne fund
" u shpreh Balla.
 
Nue Kalaj, personi i akuzuar se ka luajtur rolin e sekserit për marrëveshjen e privatizimit të OSSH mes kompanisë çeke të energjisë, CEZ dhe qeverisë "Berisha", nuk është paraqitur dje për të dëshmuar në Komisionin Hetimor.
 
Taulant Balla, kryetar i këtij komisioni, i kërkon policisë ta sjellë forcërisht Nue Kalajn.
 
Sipas Ballës, Kalaj ka kryer transaksione dhe tërheqje të dyshimta si shpërblim për këtë privatizim. Sipas kryetarit të komisionit, deputetit socialist Taulant Balla, hetimet kanë zbuluar se shtetasi Nuel (Nue) Kalaj, miku i ngushtë i djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, ka marrë nga CEZ transferta bankare në miliona euro.
 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani