TIRANE- PD kërkon të përdorë CEZ si kauzë politike, por duket se është kthyer në autogol. Marrëveshjen e arritur mes qeverisë dhe çekëve të CEZ nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eno Bozdo e cilësoi një megaskandal financiar e moral. “Mazhoranca dhe qeveria “Rama” vendosën t’i fshinin llogarisë së shtetit shqiptar 500 milionë euro fatura të njohura e pranuara nga gjithë palët, të papaguara nga CEZ për kompanitë e shtetit shqiptar. Ajo fshiu të drejtën legjitime të shtetit shqiptar për të kërkuar sipas vlerësimeve të kompanive të konsulencës 3 miliard USD dëm në një proces arbitrazhi.