CEZ,Komisioni ka në dorë lëvizjet
e Shkëlzenit,pret të Saliut e Kalajt

CEZ,Komisioni ka në dorë lëvizjet<br />e Shkëlzenit,pret të Saliut e Kalajt
Komisioni Hetimor ka tashmë në dorë të gjitha lëvizjet, hyrjet dhe daljet e Shkëlzen Berishës jashtë vendit në kohën që po hetohet privatizimi i OSSH te kompania çeke CEZ. Ndërsa pritet që të disponohen edhe lëvizjet e Sali Berishës dhe të Nuel Kalajt, biznesmenit nga Prizreni.

Kryetari i Komisionit Hetimor për çështjen e privatizimit të OSSH te çekët e CEZ, Taulant Balla përmes në shkrese drejtuar Drejtorit të Policisë së Shtetit i kërkon që të verifikojë të gjitha lëvizjet e Sali Berishës dhe të Nuel Kalajt.
 
Komisioni kërkon verifikimin në sistemin TIMS të lëvizjeve të Berishës nga Janari deri në Shkurt të 2010 dhe të Nuel Kalajt nga Janari 2006 deri në shtator të 2012.
 
Komisioni kërkon verifikimin nëse shtetasi Nuel Kalaj nga Prizreni ka shtetësi shqiptare, nëse po a ka leje qëndrimi.
 
Gjithashtu në letër komisioni kërkon që nëse rezulton se Nuel Kalaj në Shqipëri ka lëvizuar me makina me targa shqiptare të vendosen në dispozicion se në emrin e kujt kanë qenë regjistruar.
 
Balla edhe dje gjatë mbledhjes së komisionit i kërkoi Policisë të verifikojë hyrje-daljet nga vendi për vitin 2010, në sistemin TIMS të Nuel Kalaj, Jozef Haisek, Sali Berishës e Shkëlzen Berishës.
 
I kërkojmë drejtorisë së policisë që për gjatë muajit janar 2010 duke filluar nga data 1 janar 2010 deri në fund të shkurtit 2010 të kërkojmë nga sistemi TIMS të dhëna kur ka dalë dhe ka hyrë në Shqipëri, Nuel Kalaj, Sali Berisha e Shkëlzen Berisha. Sepse janë persona që janë cituar në emalin ku janë përmendur të tre” deklaroi ai.
 
Lëvizjet e Nuel Kalajt, sipas Ballës kanë rëndësi të zbardhen sepse kështu do të zbardhet dhe mënyra sesi janë bërë transfertat e shumave të mëdha me para.
 
Kur ka hyrë në Shqipëri Nuel Kalaj, kur ka dalë nga Shqipëria sepse për datat që flasim janë datat kur Nuel Kalaj ka bërë transferta bankare.
 
Flasim për shuma të mëdha parash, duhet të mësojmë që këto shuma kanë qëndruar në Shqipëri apo janë transferuar jashtë vendit me çanta, sepse personi e ka konfirmuar që i ka tërhequr këto para. Për këto data të hetohet dhe Shkëlzen Berisha, i sipërcituar në email
”.
 
I njohur si mik i djalit të ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha, Nuel Kalaj ka përfituar nga çekët e CEZ-it transferta bankare 6.8 milionë euro; dhe këto shuma më pas i ka tërhequr cash më 16 qershor 2009, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009.
 
Emri i Nue ose Nuel Kalajt doli në skenë pas dëshmisë në komisionin hetimor të juristit të kompanisë OSHEE, Romeo Karajt.
 
Sipas tij, Nue ose Nuel Kalaj ka telefonuar mbi 100 herë brenda një muaji ish-kryeministrin Berisha, madje ka zhvilluar dhe takime në zyrën e këtij të fundit.

Nuel Kalaj është kërkuar nga Komisioni Hetimor që të sillet forcërisht për të dëshmuar për aferën, pasi e ka refuzuar dy herë komisionin.
berisha cez

nuel kalaj levizjet

levizjet e berishes
Letra e Taulant Ballës drejtuar Policisë së Shtetit për verifikimin e hyrje-daljeve të Berishës dhe Nuel Kalajt


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë