TIRANË - Në vijim të deklaratave të Partisë Demokratike për marrëveshjen e arritur mes qeverisë shqiptare dhe CEZ-it grek, deputeti demokrat Florion Mima ka deklaruar se ka implikim qeveritar në dëm të interesave të shtetit shqiptar dhe qytetarëve shqiptarë
Sipas tij Avokati i Shqipërisë, "Derain&Gharavi", studio e mirënjohur e arbitrazhit ndërkombëtar e kontraktuar nga shteti shqiptar në tetor 2012, është përjashtuar nga procesi i negociatave.
Më tej Mima ka shtuar se nga rezultati i këtyre negociatave janë falur nga qeveria rreth 500 milionë Euro fatura të papaguara të CEZ ndaj kompanive shtetërore shqiptare gjithashtu edhe një dëm prej 3 mld dollarë shkaktuar vendit.
“Për më tepër, qeveria Rama do t’i paguajë CEZ a.s. edhe 95 milionë Euro të tjera, të cilat mund dhe duhej të ishin përdorur për fuqizimin e sektorit të energjisë elektrike .Çdo shqiptari do t’i duhet të paguajë nga xhepi 1,1 milionë lekë, për të mbushur xhepat e kompanisë çeke CEZ .”- u shpreh Mima.
Negociatorët e qeverisë përjashtuan avokatin ndërkombëtar, sepse e dinin fare mirë se kjo studio e mirënjohur nuk ka këshilluar Shqipërinë të arrijë një marrëveshje të tillë të turpshme ka theksuar Mima duke shtuar se në raportin e këtij avokati më 31 dhjetor 2012 konfirmohet fakti se CEZ a.s dhe bija e saj në Shqipëri, janë përgjegjësit e vetëm të dështimit të privatizimit.
Ky është ndoshta rasti i parë sipas Mimës kur avokati që paguhet nga shteti, përjashtohet po nga ky shtet nga negociatat dhe arritja e marrëveshjes.
Deklaratë e plotë e deputetit të PD, Florion Mima
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com