CEZ propozon falje me kusht
të kamatvonesave nga klientët

CEZ propozon falje me kusht<br />të kamatvonesave nga klientët
TIRANE - Konsumatorëve të energjisë elektrike, debitorë ndaj kompanisë së shpërndarjes, do t'u falen kamatvonesat, me kusht që ata të shlyejnë brenda një afati të caktuar detyrimet e papaguara.

CEZ Shpërndarje, tashmë nën administrim shtetëror, pas një privatizimi të dështuar, i ka drejtuar një kërkesë me këtë përmbajtje së fundi Entit Rregullator të Energjisë dhe po pret miratimin.

Eduard Elezi, drejtor juridik i ERE-s, në një intervistë për median, është shprehur dje se Enti po shqyrton mënyrën se si do të aplikohet kjo lehtësi ndaj konsumatorëve.

“Ideja është që, atij që paguan energjinë elektrike brenda një date të caktuar, do t'i hiqet pjesa e kamatvonesës dhe kompania e shpërndarjes merr fizikisht pagesën për atë energji që konsumatori ka konsumuar realisht", tha Elezi.

Sipas tij, brenda muajit maj, ERE duhet të shprehet lidhur me këtë propozim nga drejtoria e CEZ Shpërndarjes. Propozimi i kompanisë bëhet si një formë amnistie, vetëm për penalitetet, në përpjekje për të joshur klientët që të paguajnë detyrimet. Kjo ka vlerë veçanërisht për ata konsumatorë që kanë akumuluar debi të mëdha.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë