CEZ, refuzoi të dëshmojë
Shkëlzen Berisha rrezikon burg

CEZ, refuzoi të dëshmojë<br />Shkëlzen Berisha rrezikon burg
TIRANE-Komisioni hetimor për aferën CEZ nuk mundi të marrë dëshminë e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ai refuzoi të bënte betimin e të dëshmonte para anëtarëve të Komisionit Parlamentar.
 
Por refuzimi i dëshmisë dje nga ana Shkëlzen Berishës para Komisionit Hetimor për CEZ e vë atë përpara përgjegjësisë penale.

Rezulton se me këtë refuzim Shkëlzen Berisha ka shkelur tre nene të Kodit Penal dhe Procedurës Penale, konkretisht nenin 307 dhe 310 i Kodit Penal si dhe nenin 165 të Kodit të Procedurës Penale.

Si pasojë ai mund të dënohet me gjobë ose me burg dhe ky i fundit parashikon dënimin nga 1 deri në 4 vite në qeli.

Por nga ana tjetër me këtë refuzim dëshmie u pa që edhe anëtarët e komisionit si dhe kryetari Tauland Balla ishin të papërgatitur për të njoftuar apo paralajmëruar dëshmitarin për këtë refuzim dëshmie.
 
Kreu i këtij Komisioni, veç përplasjeve verbale, në asnjë rast nuk iu referua dispozitave ligjore për të paralajmëruar dëshmitarin dhe të insitonte në marrjen e dëshmisë së tij bazuar në ligj.

Ja cfarë parashikon Kodi Penal dhe Procedurës Penale per Komisionet Hetimore Parlamentare ndaj personave si Shkëlzen Berisha që me qëdrimet e tij dështoi mbledhjen e ku ishte thirrur ditën e djeshme.

Neni 165 mbi refuzimi për të dëshmuar,  thekson se, nëse dëshmitari gjatë marrjes në pyetje bën thirrje kontradiktore, jo të plota ose që janë në kundërshtim me provat e marra, gjykata vë në dukje duke e paralajmëruar për dëshmi të rreme. Të njëjtin paralajmërim i bën edhe dëshmitarit që pa të drejtë nuk pranon të dëshmojë.
Por kur dëshmitari ngul këmbë në mospranimin për të dëshmuar, gjykata i kërkon prokurorit që të procedojë sipas ligjit.

Kurse neni 307, sqaron se refuzimi për të dëshmuar përbën vepër penale që dënohet me gjobë, ose me burgim deri në një vit.
Madje më tej ligji ashpërsohet kur refuzimi për të dëshmuar bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes tjetër të dhënë apo të premtuar, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.

Ndërkaq neni 310 kodi penal parashikon që mosparaqitja e dëshmitarit pa shkaqe të arsyeshme ose mospranimi prej tyre për të kryer detyrat e caktuara nga organi i ndjekjes penale ose gjykata, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

Neni 165 i Kodit te Procedure Penale parashikon përgjegjësinë për dëshmi të rreme ose refuzim për të dëshmuar.

Ky nen përkufizon që kur gjatë pyetjes dëshmitari bën thënie kontradiktore, jo të plota ose që janë në kundërshtim me provat e marra, gjykata ia vë në dukje duke e paralajmëruar për dëshmi të rreme. Të njëjtin paralajmërim i bën edhe dëshmitarit që pa të drejtë nuk pranon të dëshmojë. Kur dëshmitari ngul këmbë në mospranimin për të dëshmuar ose kur del se dëshmitari bën dëshmi të rreme, gjykata i kërkon prokurorit që të procedojë sipas ligjit.
 
Po në rast se jep dëshmi të rreme?
Neni 306 i Kodit Penal, parashikon që dëshmia e rreme e bërë përpara gjykatës përbën kundërvajtje penale dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Tashmë mbetet në dorë të institucioneve për të verifikuar nëse qëndrimi i Shkëlzen Berishës është në shkelje me këto tre nene dhe për t'u parë nëse Komisioni hetimor do të adresojë.

kodi cfare rreziukon <a style=shkelzen berisha dokument 1" src="http://www.shqiptarja.com/foto/271059.jpg" style="border-width: 0px; border-style: solid; margin: 7px; width: 620px; height: 339px;" />

kodi cfare rreziukon shkelzen berisha dokument 2

kodi cfare rreziukon shkelzen berisha dokument 3

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!