CEZ, Shkëlzen Berisha nuk
dëshmon, Balla: Të pret burgu!

CEZ, Shkëlzen Berisha nuk<br />dëshmon, Balla: Të pret burgu!
Djali i ish- kryeministrit Sali Berisha i akuzuar si i implikuar në aferën e CEZ ka refuzuar për herë të dytë dëshminë në Komisionin Hetimor, pasi nuk është betuar.
 
Ai ka kërkuar që kryetari i Komisionit, Taulant Balla të largohet, pasi është në konflikt interesi për këtë cështje, pasi është i dënuar nga gjykata për shpifje.
 
Shkëlzen Berisha përmes një kërkese të paraqitur në komision ka kërkuar që Balla të largohet nga drejtimi dhe komisionin ta drejtojë një tjetër anëtar në mënyrë që të dëshmojë.
 
Por, kryetari i Komisionit është shprehur se nuk do të largohet, ndërsa i ka kujtuar Shkëlzen Berishës, se nëse nuk do të betohet sipas ligjit atëherë rrezikon gjobë dhe deri në një vit burg.
 
Anëtarët e PD në komision kanë replikuar me Ballën përse nuk e hodhi në votim kërkesën e Shkëlzen Berishës, ndërsa pas akuzave dhe ofendimeve, kryetari i komisionit vendosi që të ndërpresë mbledhjen dhe djali i ish-kryeministrit të thërritet sërish për të dëshmuar deri në momentin që do të betohet.
 
Ndërkohë që përsa i përket dëshmitarit tjetër Nuel Kalaj, Taulant Balla kërkoi nga policia që të sillet me forcë, pasi ka refuzuar dëshminë.


Deklaratat pas mbledhjes së Komisionit Hetimor

Shkëlzen Berisha: Nuk kam asnjë lidhje me akuzat, nuk betohem para Ballës
Shkëlzen Berisha pas mbledhjes së komisionit hetimor është shprehur për mediat se nuk do të betohet dhe nuk do të japë dëshminë përsa kohë do të jetë kryetar Taulant Balla.
 
Ai e cilësoi qesharake atë që po ndodh, ndërsa akuzoi Ballën se nuk e hodhi në votim kërkesën e tij që të largohet nga drejtimi i komisionit.

"Ajo që po ndodh është qesharake, kryetari i komisionit i dënuar lexon kërkesën vetëm për dëshmitarin, por unë sot kërkova largimin e kryetarit të Komisionit bazuar në ligj.
 
Ai nuk hoqi dorë dhe unë kërkova që të heq dorë, por personi tha kjo kërkesë është hedhur poshtë, por ajo u depozitua për herë të parë. Nuk u zbatua asnjë rregull dhe Kodi i Procedurës flet shumë lartë, ajo që po ndodh është teatër.
 
Unë kam ardhur dhe kam zbatuar ligjin. Kam bërë një deklaratë publike, nuk kam asnjë lidhje me asnjë emër dhe nuk kam qenë në asnjë vend me këta persona.
 
Për ti dhënë përgjigje këtij shpifësi kam ngritur padi penale ndaj Romeo Karajt, kam zgjedhur rrugën ligjore për t'u shkëputur nga ky tetar.
 
Vendimin në fund e jep gjykata dhe jo me porositë e kryetarit. Unë nuk kam e problem bërë dëshminë, por këtu jo, përballë një personi me konflikt interesi, pasi vazhdon flet nëpër media dhe paragjykon, është në të gjitha kushtet e konfliktit të interesit.
 
Nëse merret në konsideratë kërkesa ime do të jem në komision herën tjetër.






Ristani: Të shqyrtohet kërkesa e Berishës
Arben Ristani u shpreh pas mbledhjes së anëtarët e shumicës po bëjnë vetëm zhurmë dhe po krijojnë një tymnajë për të mbuluar faktet që po mbledh komisioni tjetër që po heton mbylljen e marrëveshjes me CEZ.
 
Ndërsa përsa i përket pyetjes atë që parashikon Kodi Penal për ata që nuk pranojnë që të dëshmojnë, Ristani tha se Shkëlzen Berisha nuk ka refuzuar dëshminë, por kërkon që të largohet Balla.
 
A po e mbroni ju Shkëlzen Berishën në komisionin hetimor?
Ne nuk mbrojmë asnjë. Ky komision është i dështuar pa nisur, pasi u bë për të kamufluar mbi komisionin tjetër që kërkoi opozita.
 
Komisioni nuk ka ndërmend të hetojë, por të krijojë insinuata. Ramë dakord që ato dokumente që kishim marrë nuk ishin prova dhe janë gjëra të pavërteta.
 
Kërkojmë që Balla të largohet nga komisioni kur bëhet fjalë për të pyetur Shkëlzen Berishën, pasi ka një vendim dënimi për shpifje.
 
Kjo zgjidhej kollaj, Balla të largohej dhe e drejtonte një tjetër anëtar dhe dëshmia merrej, por kërkohet vetëm të bëhet tym mbi komisionin tjetër, ku Rama ka vjedhur 600 mln Euro.
 

Kodi penal për mos dhënien e dëshmisë parashikon edhe burgun...
Ai bën vetë tym, ai nuk refuzon të japë dëshminë, por kërkon ti jepet e drejta për kushtet e interesit.
 
Balla na vendos të gjithëve në siklet, duhet të vinte i larë, mban erë, nuk na krijon kushte për të vijuar komisionin...


Taulant Balla: Shkëlzeni të dëshmojë ose rrezikon burgun
Për të ardhur keq që tre dëshmitarë kyç Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Nuel Kalaj po bllokojnë marrjen e dëshmive të tyre dhe iu kujtoj që sipas përcaktimeve që na jep ligji do të ndjekim rrugët ligjore për të ndjekur penalisht cdo dëshmitar që nuk respelton ligji. Dëshmia është e pavlefshme nëse nuk bëhet betimi.
 
Provat janë marrë në mënyrë të ligjshme nga dëshmitari Romeo Kara, provat në rrugë zyrtare dhe janë depozituar në rrugë zyrtare dhe kryefjala është se këta janë mësuar të caktojnë prokurorin dhe gjyqtarin.


Pse nuk e hodhët kërkesën në votim?
Këtu kemi të bëjmë me një strategji për të bllokuar komisionin. Hera e dytë që dëshmitari nuk bën betimin.
 
Kërkesa është bërë herën e kaluar nga Dhurata Cupi, bazuar sipas saj për konfliktin e interesit dhe komisioni u shpreh për këtë dhe nuk ka nevojë më të shprehet. Nëse do të kishim elementë të rinj komisioni do të shprehej.
 
Kemi një koordinim të tre dëshmitarëve Sali dhe Shkëlzen Berisha dhe Nuel Kalaj.
 
Lexoni deklaratën e Nuel Kalaj dhe Shkëlzenit i ka shkruar një dorë.
Ne do të vazhdojmë që ta thërrasim sikur po ndjekim dokumentacionin për mbërritjen.
 
Kështu qoftë dëshmitari edhe i biri i Sali Berishës do të dëshmojë.





shkelzen berisha
shkelzen berisha







  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!