Sonte Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do u drejtohet qytetarëve me një fjalim nga zyra e tij, për herë të parë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokurori Speciale në Hagë.

Të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund” shkroi Thaçi.

Prokuroria Speciale në Hagë ngriti aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për krime lufte duke sjellë edhe dështimin e takimit me presidentin serb në Shtëpinë e Bardhë të shtunën, sikur ishte planifikuar.