Çfarë do të thotë kur ëndërroni për ish-in tuaj? Ja shpjegimi

Çfarë do të thotë kur ëndërroni për ish-in tuaj? Ja shpjegimi

Të ëndërrosh për një ish mund të jetë tepër konfuze. Edhe nëse mendoni se jeni shkëputur nga marrëdhënia, ajo mund të rishfaqet dhe të shkaktojë pyetje si: Çfarë do të thotë kur ëndërroni për ish-in tuaj? Pse vazhdon të ëndërrosh për një ish? A do të thotë kjo që ju duhet të ktheheni bashkë?

"Ëndrrat tona sjellin shumë shpesh elementë nga e kaluara jonë në mënyrë që të na japin një mesazh për të tashmen tonë," thotë ekspertja e ëndrrave Lauri Loewenberg.

Pse vazhdoni të ëndërroni për një ish?

Ka shumë arsye pse ish-i do të shfaqet në ëndrrat tuaja. Megjithatë, në shumicën e rasteve, të ëndërrosh për të do të të tregojë sa je rritur apo sa jo.

Nënndërgjegjja juaj do të marrë elemente nga e kaluara juaj dhe do t'jua shfaqë ato në një ëndërr, sepse diçka e ngjashme me të kaluarën po ndodh aktualisht në jetën tuaj.

Një arsye tjetër pse mund të ëndërroni është, sepse në mënyrë të pandërgjegjshme dëshironi të shihni se sa mirë mund t’ju përshtatet një partner i ri në jetën tuaj. Për shembull, nëse ëndërroni për një ish që dikur ju bënte vetëm për të qeshur kjo ndodh sepse, ju dëshironi që të keni dikë në jetën tuaj që ju bën të qeshni në të njëjtën mënyrë siç bënte ai.

E njëjta gjë vlen edhe për cilësitë negative. Nëse e shihni veten duke ëndërruar për një ish që nuk ju ka treguar dashuri nëndija juaj ju kujton se dëshironi të gjeni dikë të kundërt nga ai.

Si të interpretoni ëndrrat tuaja për ish-in tuaj

Nëse tani  keni një person të ngjashëm ashtu si partneri i kaluar, ëndrra mund të jetë një mënyrë për t'ju treguar se mund të jeni kthyer me të njëjtin lloj personi ose që po përsëritni një model marrëdhënie të vjetër. Por pavarësisht gjithçkaje , përpiquni të mos e “vrisni” shumë mendjen se pse po ëndërroni për të. Sigurisht, gjithmonë mund ta përdorni për të analizuar situatën tuaj momentale , por gjithashtu mund të pranoni se ndonjëherë një ëndërr është thjesht një ëndërr.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre