Çfarë duhet të konsumojmë për të luftuar gripin...

Çfarë duhet të konsumojmë për të luftuar gripin...

Foto ilustruese

Dimri po vjen bashkë me të ftohtin e gripin e vazhdueshëm e të bezdisshëm.

Sipas CNN, Mickey Rubin, nënkryetar i hulumtimit të ushqimit për Këshillin Kombëtar të qumështit, tha se ka shumë hulumtime tregojnë se kosi zvogëlon simptomat e një ftohjeje.

Kosi është plot me probiotikë, të cilat ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.

Studimet kanë zbuluar se probiotikët  zvogëlojnë kohëzgjatjen e ftohjes.

Për shembull, kosi  përmban Lactobacillus bulgaricus dhe Streptococcus thermophilus, të cilat janë baktere të dobishme, por nuk janë domosdoshmërisht të njëjtat probiotikë që janë studiuar në provat klinike.

Kosi gjithashtu përmban një forcues tjetër imunitar, zinkun, i cili zvogëlon kohëzgjatjen e simptomave të ftohjes.

Karbohidratet në kos ofrojnë energji, të cilat janë të rëndësishme për t'ju ndihmuar të rikuperoni veten nga gripi.

Një studim i fundit, i financuar nga “Këshilli Kombëtar i qumështit”, zbuloi se kur gratë konsumonin çdo ditë kos për nëntë javë, ata kishin zvogëluar shënuesit inflamator në gjakun e tyre.

Kosi gjithashtu mund  të konsumohet kur kemi vëshstirësi në nuhatje apo në gëlltitje.

"Unë nuk do të mbështetesha vetëm në kos për të luftuar të ftohtin, por në lidhje me një dietë të shëndetshme, kosi mund të jetë i dobishëm," tha King.

"Kosi është i butë dhe zbret lehtë, kështu që nëse keni një dhimbje të fytit, apo edhe një hundë të ndezur, është e rehatshme për ta ngrënë", shtoi Rubin.

Mund të  zgjidhni kos për strukturën e tij qetësuese dhe përfitimet ushqyese, të cilat përfshijnë kalciumin dhe vitaminën D, së bashku me luftëtarët e mundshëm të gripit si zinku dhe probiotikët.

Për përfitime maksimale, King rekomandon të hani kos të thjeshtë me ushqime të tjera të pasura me antioksidant, të tilla si manaferrat, të cilat kontribuojnë në ëmbëlsinë natyrale, përveç ushqyesve.

Përzierja e kosit me boronica ose luleshtrydhet do t'ju japë një dozë shtesë të vitaminës C dhe antioksidantë për të luftuar ftohjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun