Kristiano Ronaldo do të mbledhë valixhet për t’u kthyer në vendin e tij, pasi u mposht nga Uruguai në Botëror. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave ka qenë diçka e shkruar në atletet e yllit portugez.
Gjithçka është kapur në momentin kur ai ka pasur një goditje dënimi për të gjuajtur. Edhe në këtë sfidë, Ronaldo ka treguar dashurinë për familjen e tij, teksa ka shkruar emrat e fëmijëve në atletet e tij.
Në këmbën e majtë, ai ka shkruar Alana Martina dos Santos Aveiro dhe Eva Maria dos Santos, emrat e gocave të tij. Ndërsa në këmbën e djathë ai ka të shkruar emrat e djemve të tij Kristiano Xhunior dhe Mateo. Me këtë gjest madhështor ylli portugez i dërgon një mesazh botës mbarë se bashkimi dhe dashuria familjare qëndron mbi gjithçka.
(Atletet e Ronaldos ku shkruheshin emrat e fëmijëve të tij)