Çfarë janë monedhat virtuale, që Shqipëria përgatitet t’i përdorë?

Çfarë janë monedhat virtuale, që Shqipëria përgatitet t’i përdorë?

TIRANE- Këto ditë ka bërë bujë lajmi, i dhënë nga vetë kryeministri Edi Rama, se Shqipëria po përgatitet të krijojë një kuadër ligjor, që do të lejonte përdorimin e kontrolluar të kriptovalutave. Po çfarë janë këto dhe ku ndryshojnë nga monedhat normale? Kriptomonedhat ose monedhat virtuale (bitcoin, etj) janë monedha dixhitale të emetuara nga individë privatë, të cilat nuk kanë vlerë ligjore të garantuar nga një shtet, bankë qendrore, apo institucion ndërkombëtar. Vlera e tyre e tregut luhatet si rezultat i kërkesës së individëve për transaksione ose i pritshmërive të tyre mbi rritjen e mundshme të çmimit të tregut në të ardhmen.

Sot përdoren një mori terminologjish për t’iu referuar një paraje të tillë, si “kriptomonedha”, “monedha dixhitale” dhe “monedha virtuale”.

Infrastruktura e një kriptomonedhe është një sistem elektronik pagesash i decentralizuar, i disponueshëm për publikun dhe i rregulluar nga një protokoll elektronik i hartuar privatisht. Protokolli elektronik kryen rolin që ndërmjetësit garantues të pagesave kryejnë në sistemet tradicionale të pagesave, sikurse bankat qendrore, autoritetet rregullatore apo sipërmarrësit privatë Visa dhe Mastercard.

Autori anonim Satoshi Nakamoto, publikoi dokumentimin e protokollit elektronik të Bitcoin dhe krijoi kriptomonedhën e parë Bitcoin, prej 50 njësish, më 3 janar 2009 (Nakamoto, 2008). Ndonëse fillimisht interesi publik për Bitcoin ishte i vakët, numri i transaksioneve elektronike të kryera në monedhën dixhitale Bitcoin u rrit me ritëm eksponencial. Përhapja e përdorimit të monedhës Bitcoin ka qenë në përmasa të paneglizhueshme për industrinë financiare, publikun dhe autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Në fund të vitit 2011, numri i transfertave të konfirmuara nuk ishte më tepër se 5-6 mijë transaksione në ditë. Në muajt e fundit (tetor 2017 – shkurt 2018), numri i transfertave të kryera nëpërmjet Bitcoin është luhatur në 200-400 mijë transaksione në ditë. Gjatë të njëjtës periudhë, vlera e këtyre transfertave të kryera arriti në rreth 1-4 miliardë USD në ditë.

Përmasat e këtyre transfertave kanë nxitur aktorë të tjerë të propozojnë monedha të tjera dixhitale që funksionojnë mbi një infrastrukturë të ngjashme. Aktualisht, numri i monedhave virtuale që operojnë në rrjetet kompjuterike të decentralizuara shkon në mbi 1000. Vëmendja e industrisë financiare si dhe e aktorëve akademikë është fokusuar tek infrastruktura e Bitcoin. Risia teknologjike e zbatuar në infrastrukturën e kryerjes së transaksioneve të Bitcoin, referohet me termin “blockchain” (në gjuhën angleze). “Distributed ledger technology” (DLT) është një term më i përgjithshëm i teknologjisë së “blockchain”, që përfshin versione të modifikuara të infrastrukturës për nevojat e industrive të ndryshme. Modifikimi i protokollit elektronik bën të mundur formatimin e teknologjisë “blockchain” sipas nevojave të autoriteteve rregullatore publike apo të sipërmarrësve privatë.

Banka e Shqipërisë dy vjet më parë publikoi një material të Bankës Qendrore Evropiane, që bënte thirrje për kujdes ndaj kriptomonedhave, që mund të shërbejnë edhe për pastrim parash të krimit e korrupsionit. Por duket se shtetet po e ndjejnë veten të fuqishme për të krijuar masa kontrolluese ndaj qarkullimit të tyre. Në këtë rast, ato do të funksiononin si para normale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Te na rruash o Ed Roma: 29/10/2019 11:18

    Sudja Xhaferri Vefa Silva Gjallica A e kuptoni se çfar mendimi ka Z Rama per popullin qe e vuri ne ate karrige qe eshte sot? Thirrini mendjes o popull!! Bitcoin gjasht mije her me i fuqishem se dollars? Ohh, zoti Rama!!!!! Vertet!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Tani Shkoder: 28/10/2019 14:50

    Monedhat Cryptocurrency ose siç e quajtet ju Bitcoin jan rrezik i madh per nji vend. Esht skeme piramide ose siç e quajn ndryshe bushiq ( tollumbace) qe fryhet e çfryhet! T shpresojm mos ta bajn marrine e rradhes Rama si e bani Berisha me piramidat.

    Përgjigju
  • Polici: 27/10/2019 16:22

    Ca bitcoini do fusni ju ore po varja...shikoni se i rropet qytetaret europian me keto call centerat hajdut e trading online se jane bere si furra buke i gjen ne cdo pallat nga nje. Tani e di gjith tirana e shqiperia qe me keto platforma online po qarkullohen miliona euro qe i vidhen qutetareve te huaj nepermjet mashtrimit telefonik dhe padyshim qe dikush nga politika po e lejon kete pafundesisht! Mos te flasim per krimin ekonomik se e ka ven si taks fikse 5 mij euro mujore qe i merr cdo zyre qe ushtron kete aktivitet ne te zeze normal. Dhe kryeministri shkon e flet si do fus bitcoinin ne shqiperi...kukuuu oj nan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka