Çfarë ju çon në obezitet, mjeku për Report TV: Bëni të paktën 10 hapa në ditë! KUJDES ushqimin

Obeziteti sa vjen e shtohet jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën. Më të prekurit janë të rinjtë, të cilët po bejnë gjithnjë e me tepër një stil jetese ku aktiviteti fizik është shumë i pakët.  Mjeku Florian Toti tregon për Report Tv se ndër shkaqet kryesore për obezitetin janë kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik.

“Shkaqet kryesore janë, fëmijet rrinë shumë gjatë përpara televizorit, rrinë shumë gjatë duke mbajtur lojra elektronike nëpër duar, nuk vrapojnë nuk levizin dhe kanë dhe një mënyrë jo të shëndetshme të të ushqyerit”-u shpreh mjeku.

Sa më në moshë të herët të nisë obeziteti aq më herët fillojnë dhe problemet me shëndetin.

“Ajo që po vihet re është që po shtohet obeziteti që në moshat fëminore, dhe sa më herët të fillojë obeziteti aq më herët fillojnë dhe problemet me shëndetin. Pra sa për të thënë një shembull, dikur diabeti tip 2 pra ai që quhej diabeti i të rriturve nuk njihej në moshat fëminore, ndërkaq që sot në botë ka shumë raste me fëmijë  që janë me diabet të tipt 2. Këshilla më e thjeshtë është, lëviz më shumë, ushqehu më pak. Përpiquni të bëni cdo ditë më tepër se 10 mijë hapa në ditë”-tha Toti

Report Tv pyeti një pjesë të qytetarëve për kujdesin që i kushtojnë ushqimit, të cilët u shprehën se përpiqen që të ushqehen në mënyrë sa më të shëndetshme.

Kujdesni për ushqimin?

Kujdesemi, po ja pyet këtë sa kujdeset.

Me çfarë ushqehesh ti?

Me ushqime të thata.

Po përse nuk hanë ushqime të  shëndetshme?

Nuk më pëlqejnë.

Duhet të jenë shumë më të kujdesshëm, madje duhet të bëjnë sa më shumë aktivitet ose sporte.

Kujdesemi goxha. Është shumë e rëndësishme të merren me sport, të ecin.

Të hajnë gjëra më të ushqyeshme, të kenë më tepër vitamina, të ecin sa më tepër, ushtrime fizike, lëvizje-thanë disa nga qytetarët.

11 tetori është dita që i kushtohet obezitetit ku qëllimi kryesor është rritja e vëmendjes për trajtimin e obezitetit dhe parandalimin e tij.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan