Çfarë ndodhi dje me Astmer Bilalin pas varrimit të babait dhe xhaxhait që u vranë në atentat?!

Çfarë ndodhi dje me Astmer Bilalin pas varrimit të babait dhe xhaxhait që u vranë në atentat?!

Astmer Bilali në varrimin e babait dhe xhaxhait nen masa te rrepta policie

Astmer Bilali, 29 vjeç, dje i dha lamtumirën e fundit babait, Astritit, dhe xhaxhait të tij, Brahimit, të cilët u vranë në një atentat mafioz dy ditë më parë (të shtunën) në pragun e shtëpisë, në qytetin e Shkodrës. Lajmin e hidhur, Astmeri e mësoi në qeli. I riu ndodhet në paraburgim, në një masë arresti me burg, i arrestuar në kuadër të operacionit "Oazi" që kapi një grup gjobvënësish në qytetin e Shkodrës.

Ish-kampioni boksi me Vllazninë, Astmer Bilali, kërkoi leje në Drejtorinë e Burgjeve, për të marrë pjesë në varrimin e babait dhe xhaxhait të tij, që dyshohet se u vranë në një luftë bandash, të pandalshme deri tani, dhe që kanë ngritur shtetin në këmbë për t'i luftuar. Një luftë mes fiseve Lici dhe Bajri.

Siç ligji e parashikon për persona të afërt të familjarëve të vdekur, Astmer Bilali doli nga qelia me lejen e autoriteteve. Nën masa të larta policie, ai u shoqërua për në varrimin e dy të afërmve të zemrës, mbajtur në qytetin e Shkodrës. Gjyshi i tij, një ditë më parë, kërkoi nga shteti, që Astmeri të qëndronte të paktën 2 ditë në shtëpi, për ta përballuar dhimbjen pranë njerëzve të afërt. Por burime nga drejtoria e Burgjeve, sqaruan për Shqiptarja.com se për shkaqe të tilla, ligji e parashikon dhënien e lejes për 4 deri në 6 orë. Kështu ka ndodhur edhe me Astmer Bilalin, konfirmojnë të njëjtat burime, i cili menjëherë pas përfundimit të ceremonisë mortore, është shoqëruar sërish nga forcat e policisë për të mbërritur në qelinë e paraburgimit në Tiranë.

Report tv, dje transmetoi foto ku tregohen momentet kur Astmer Bilali i rrethuar nga efektiv të policisë përshëndetet me miq dhe të afërm të cilët kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të dy vëllezerve Astrit dhe Brahim Bilali.

Babai dhe xhaxhai i Asmer Bilalit u vranë dy ditë më parë në lagjen Guerrile në Shkodër.

Ora 17:04
Babai dhe xhaxhai përcillen për në banesën e fundit, Astmer Bilali mbërrin në ceremoninë e varrimit
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

    Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin