Çfarë ndodhi me survejimin e Lulzim Bashës?

Çfarë ndodhi me survejimin e Lulzim Bashës?

Lulëzim Basha

 Ditën e premte të javës së kaluar, mediat raportuan se kreu i PD, Lulzim Basha ishte vënë nën survejim nga Policia e Shtetit.

Lajmi bëri bujë të madhe në media, ndërsa Basha mblodhi me urgjencë grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

Nga ana tjetër edhe kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho në një dalje për mediat e cilësoi këtë si një skandal, me porosi sipas tij të kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Basha pretendonte se survejimi i policisë lidhej me audio-përgjimin që PD publikoi disa ditë më parë, në lidhje me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Nga ana tjetër Policia e Shtetit, ka përgënjeshtruar lajmin, duke theksuar se kreu i PD, dhe as ndonjë politikan tjetër nuk janë nën survejim nga uniformat blu. Policia thekson se kreu i opozitës mbrohet nga Garda e Republikës.

Por, vetë kreu i PD, Lulzim Basha lëshoi gjithë atë tymnajë, u bë qesharak në media, duke luajtur rolin e viktimës dhe ndërkohë pasditen e po asaj dite i hipën avionit dhe ikën në Holandë.

Për ngjarjen në fjalë, reagimet vijuan edhe të shtunën dhe pastaj u la në heshtje.

Mesa duket, çudia më e madhe për Lulin nuk zgjat tre ditë, por vetëm dy ditë, shkruan CNA.al.

Kreu i opozitës, hodhi tym në ajër, dhe ndërkohë mori pushimet e u largua drejt Holandës, për të ajrosur shtëpinë.

Ndërkohë, Albert Veliu, i ashtuquajturi “Dëshmitari X”, në audio-përgjimin, për të cilin PD pretendon se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, shfaqet duke bërë pazare droge, prej disa ditësh është arrestuar në Kosovë.

“Babalja” vijon të qëndrojë prapa hekurave në Kosovë, dhe ndërkohë nga ana e PD ende nuk ka asnjë reagim, asnjë qëndrim apo koment.

Albert Veliu, apo i quajturi ndryshe “Babalja” ishte simbol i audio-përgjimit, por është harruar nga Partia Demokratike.

Denoncimet e njëpasnjëshme në drejtim të ministrit Xhafaj, në fillim u duken si një aksion opozitar i mirë-organizuar, ndoshta aksioni opozitar më serioz që kur Lulzim Basha ka marrë drejtimin e PD, por edhe ky mesa duket do të ketë të njëjtin fat si të tjerët.

Në një kohë kur Basha harroi “heroin” e tij të audio-përgjimit, ky aksion opozitar duket se do dështojë, njëlloj si dhe protesta e 26 majit./Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e policit në Fier/ I ati efektiv vite më parë kishte vrarë një person në Has (EMRI)

Vrasja e policit në Fier/ I ati efektiv vite më parë kishte vrarë një person në Has (EMRI)