Protesta e Partisë Demokratike mbrëmjen e djeshme u shoqërua me akte të shumta dhune dhe hedhje të molotovëve e fishekzjarrëve në drejtim të vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha (sot qendër kulture), disa bizneseve private dhe koshave të plehrave.

Por ajo që kaloi pa marrë vëmendje gjatë protestës së djeshme, është se militantët e Berishës hodhën molotovë edhe pranë disa makinave të parkuara, duke rrezikuar shkrumbimin e tyre.

Në pamjet e siguruara nga Report TV, duket qartë në disa raste që militantët kanë hedhur molotovë pranë gomave të makinave që kanë qenë të parkuara në zonën e ish-Bllokut.

Ndërkohë në një fotografi të publikuar nga vetë Partia Demokratike, duken qartë 2 persona, të cilët ndodhen brenda ‘Vilës 31’ në momentin e sulmit me molotovë nga ithtarët e Berishës.

Pamje nga 'Vila 31' ku duken qartë 2 persona brenda gjatë sulmit


Lajmi kryesor:

Protesta/ Rrezikuan jetët e artistëve të huaj me molotovë te vila e Enver Hoxhës, arrestohen 4 militantë të PD! Policia çon në SPAK Klevis Balliun