Projektligji për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë « MJEKËSI E PËRGJITHSHME » në institucionet publike të arsimit të lartë ka hapur diskutime në rrethin e studentëve të mjekësisë. Një përfaqësi e tyre ishte edhe në Komisionin e Punës, çështjeve sociale dhe shëndetësisë dhe në atë të arsimit e medias dhe paraqitën vërejtjet dhe kundërshtitë për të. Siç thuhet në pikën
2: “Ky ligj synon sigurimin e burimeve njerëzore për kryerjen e shërbimeve të shëndetit publik në institucionet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet përcaktimit të rregullave për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë.” Autorët që kanë studiuar dhe përgatitur këtë projektligj thonë se Nisma propozohet në mbështetje të neneve 78 dhe 83 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Këto dy nene kanë të bëjnë me parimin e miratimit dhe votën e shumicës. Në mënyrë të përgjithshme, qeveria shqiptare ju ofron studentëve të mjekësisë të vitit të parë, por edhe atyre të vitit të dytë, madje edhe të vitit të pestë një marrëveshje, pra një kontratë e cila nuk përfshihet as në Ligjin e Arsimit të Lartë të Ndryshuar, por as në të drejtën e arsimimit në Republikën e Shqipërisë. Shqetësimi që ka evidentuar qeveria shqiptare është se një numër i përfillshëm i studentëve të mjekësisë e përdorin formimin që marrin në Universitetin tonë si një paketë të gatshme për ta ushtruar në një vend tjetër të Europës apo edhe në SHBA.
Sipas të dhënave të OECD-së, (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim) deri në vitin 2017 rreth 770 mjekë shqiptarë punonin në vende të tjera brenda OECD-së. Ndërkaq, vlerësohet se deri në vitin 2022 totali i mjekëve të përgatitur në Shqipëri, por që punojnë në vendet e OECD-së, është mbi 1200 mjekë, me mbizotërim largimin drejt Gjermanisë, SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Italisë. Shkalla e emigrimit vlerësohet të jetë rreth 19.8% ose, e thënë ndryshe, për çdo 10 mjekë që trajnohen në Shqipëri, afërsisht 2 largohen jashtë vendit. Sipas bazës së të dhënave të OECD-së, totali i mjekëve që punojnë në vendet e OECD-së, por të trajnuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, vlerësohet afër 7 000 në
vitin 2021. Po çfarë përmban kontrata? Oferta e qeverisë shqiptare është kjo: ata studentë të cilët do të pranojnë të nënshkruajnë një marrëveshje që pas përfundimit të studimeve të punojnë 5 vjet brenda vendit, përfitojnë tarifën e studimeve falas, punësim dhe specializim afatgjatë dhe strehim. Ndërkaq studenti që e pranon këtë marrëveshje duhet ta dërgojë diplomën e tij në institucionin që e punëson dhe do ta tërheqë atë pas pesë vjetësh. Në këtë projektligj thuhet po ashtu se studenti nuk detyrohet por mund ta pranojë këtë marrëveshje me vullnetin e lirë të tij. Propozimi ka dhe një anë tjetër. Ai ka një klauzolë tjetër për studentët që nuk e nënshkruajnë këtë marrëveshje. Ata do të paguajnë tarifat e studimit me koston e tyre të cilat do të përllogariten më vonë me akte nënligjore.
Ajo që të bën përshtypje është se kjo marrëveshje është konceptuar si një marrëdhënie biznesi në kuptimin që të dyja palët duan të fitojnë. Shteti dëshiron ta zbusë efektin e largimeve nga vendi, ndërsa student, të paktën për një periudhë të caktuar prej 5 vjetësh, krijon një përvojë pune dhe përfiton banesë nga ndihmat sociale dhe arsimim falas. Ajo që duket sikur nuk shkon është klauzola tjetër, ajo për ata studentë që nuk e nënshkruajnë marrëveshjen sepse ata do të duhet të paguajnë një tarifë më të lartë për studimet në këtë fakultet. Oferta e qeverisë duket se ka një lloj nxitimi dhe ata që e kanë hartuar duket se kanë harruar se me ligj edhe shteti përballon një pjesë të kostos së studimeve. Ndoshta mund të ishte zgjedhur një rrugë tjetër më transparente. Shteti shqiptar, si në çdo vend tjetër, për degë të tilla prioritare, mund të kishte aplikuar tarifa më specifike.
Oferta që bën qeveria shqiptare nuk kishte nevojë që të kushtëzohej me një lloj penalizimi, duke i detyruar studentët që nuk e pranojnë marrëveshjen që të paguajnë tarifën e studimeve sipas kostos. Ajo thjesht mund të kishte rishikuar tarifat dhe mund të kishte përcaktuar dy modele ofertash: këtë që ka paraqitur dhe tjetra program studimi me kuota të mbyllua dhe me tarifa specifike, pa qenë nevoja që mosnënshkrimi i marrëveshjes të dukej si një lloj ndëshkimi. Ndërkaq, realiteti i mjekësisë dhe i studimeve në fushën e shëndetit ka dhe një pamje tjetër. Qeveria shqiptare bën mirë që kërkon të realizohet këtu një pjesë e madhe e investimeve të saj për mjekët që përgatiten këtu, por nuk ka vepruar me të njëjtën mendësi për një program tjetër studimi që është ai i Infermierisë.
Ajo ka lejuar që programe të tilla studimi pra për infermieri të hapen në të gjitha universitetet rajonale dhe në të gjitha universitetet private. Sipas Instat në vitin akademik 2021-2022 ishin regjistruar në fushën e studimit “Shëndet mirëqënie” 22 130 studentë. Prej tyre 2 / 3 janë infermierë. Dihet që 90% e tyre ikën në Gjermani apo në vende të tjera. Nëse duhet frenuar emigimi i mjekëve nga Shqipëria, përse lejohet madje edhe nxitet e nuk ndalet emigrimi i infermierëve???
Jemi ne albanistan dhe bejm si te teket,jo si duhet. Shum mir qe e ben ligjin. Pregatitjen ta bej me taksat e popullit,vlerat ti mar bota. Po su pelqej te shkojn e te studjojn jasht sic bejn femijet e politikaneve e te bejn pagesat nga xhepi.
PërgjigjuQeveria Nuk i detyron dot të paguajnë studentët që nuk nën shkruajnë se ata ikin atje ku është më lirë e më mirë me studjue. Si do i detyrojnë studentët të shkojnë në universitetet shtetërore kur ata ikin jashtë dhe paguajnë më lirë e diplomën nuk ua mban njeri dhe u njihet kudo.
PërgjigjuTe gjith studentet jan maskarenj dhe dobica duhet ti rrash dy her ne dite..mjeket duhet ti rrash tre her ne dite..zagaret
PërgjigjuIk mer loqe
Qetësohu or bur