Një video e dy artistëve, Era Istrefit dhe Don Xhonit, po shpërndahet me shpejtësi  marramëndëse në rrjetet sociale.

Nuk janë përfolur kurrë për një bashkëpunim muzikor por siç shihet edhe në këtë video Era dhe Don Xhon, duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin, duke biseduar dhe duke u përqafuar.

Ndërsa në rrjet thuhet se dyshja janë takuar në Prishtinë, në orët e vona.

Ende nuk ka asnjë reagim nga ana e reperit dhe këngëtares, megjithatë vlen të theksohet se dyshja nuk ndiqen në rrjetet sociale.