Këngëtarja Era Istrefi anulon koncertin në New York me rastin e Krishtlindjeve, çfarë e pengoi?

Këngëtarja Era Istrefi anulon koncertin në New York me rastin e Krishtlindjeve, çfarë e pengoi?

Këngëtarja Era Istrefi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi kishte planifikuar të zhvillonte një koncert në New York, por njoftoi anulimin e tij pasi iu refuzua viza.

Këtë lajm e ka lajmëruar vetë këngëtarja me anë të një foto instastory në istagram-in e saj.

 “Më vjen shumë keq që nuk mund të jem në këtë event. Viza nuk është realizuar në kohë. Janë disa gjëra të rralla por që ndodhin. Shpresoj që shihemi së shpejti me krejt ata që kanë ardhë për mua aty”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Në vitin 2016, Era Istrefi është përfolur gjatë në median rozë për marrëdhënien e mundshme mes reperin Majk dhe këngëtares Era Istrefi, por ata nuk e konfirmuan si lajm.

Së fundmi, reperi ka qenë i ftuar në emisionin “Zemër Luana”, ku gjatë një loje iu vendosën foto të personazheve të ndryshëm, ku duhet të qëllonte me armën me bojëra me ngjyra, personin me të cilin dëshironte të kishte një bashkëpunim muzikor si edhe personin me të cilin dëshironte të dilte në një takim. Majk ka qëlluar dy herë Erën.

 

F.D/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë