Çfarë po ndodh me shëndetin e Madonës?/ Mbretëresha e pop anulon një tjetër koncert nga turneu i saj evropian

Çfarë po ndodh me shëndetin e Madonës?/ Mbretëresha e pop anulon një tjetër koncert nga turneu i saj evropian

Këngëtarja kryesore amerikane anuloi një tjetër shfaqje në kryeqytetin Portugez, Lisbonë, qytetin i cili e  frymëzoi atë të shkruante albumin e saj të fundit Madame X, ndërsa ndodhej në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Lajmi për anulimin e koncertit u bë me dije nga kompania e cila ka marrë përsipër organizimin e turneut të saj evropian.

“Everything Is New” përmes një njoftimi në Facebook iu ka kërkuar falje fansave të këngëtares si dhe I ka falenderuar ata për suportin dhe "dëshirën e tyre për një shërim të shpejt të Madonnës".

"Ne shprehim keqardhjen tonë të sinqertë për zhgënjimin që i kemi shkaktuar fansave tanë për shkak të ndryshimeve të papritura dhe minutës së fundit në program," shkruan ndër të tjera kompania e turneut.

Koncerti i cili pritej të mbahej sot është koncerti i dytë që Madona anulon që pas nisjes së turneut të saj evropian.

“Më fal, që më është dashur ta anuloj sonte”, shkruajti artistja 61-vjeçare në Instagram pasi anuloi shfaqjen e saj të parë në Coliseu dos Recreios të Lisbonës të dielën, "Por unë duhet të dëgjoj trupin tim dhe të pushoj!", -vijoi ajo.

Dje, këngëtarja postoi një video në Instagram ku shfaqej duke ngjitur shkallët me ndihmën e një shkopi në këmbë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?