Çfarë duhet të dini për vaksinën antiCOVID të AstraZeneca?

Çfarë duhet të dini për vaksinën antiCOVID të AstraZeneca?

Vaksina e AstraZeneca prej muajsh është bërë qendër e diskutimeve, fillimisht për vonesat në shpërndarje e më pas ditët e fundit për efektet anësore që mund të shkaktojë. Por cilat janë gjërat kyresore që duhet te dini rreth saj?

1. AstraZeneca është një ndër 4 vaksinat e licencuara për përdorim në SHBA dhe BE si dhe një nga 8 vaksinat aktualisht në qarkullim. Ajo është vaksina e tretë, nga katër që janë licencuar për t’u përdorur në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

2. AstraZeneca është vaksina më e përhapur sot në botë, me 2.8 miliardë doza porosi aktualisht, ku shkallën më të lartë të përdorimit e ka në Mbretërinë e Bashkuar, në Indi dhe në disa vende të BE. Britania e Madhe ka vaksinuar aktualisht me sukses 37% të popullsisë së saj me Astra Zeneca dhe deri tani qytetarët e saj nuk kanë shfaqur efekte anësore të rënda.

3. AstraZeneca është 62% efikase me dozën e parë dhe 90% efikase me dozën e dytë në parandalimin e rasteve të rënda dhe përhapjes. Efikasiteti i saj mund të rritet ndjeshëm në rast të ndryshimit të diferencës kohore mes dozës së parë dhe asaj të dytë. Vaksina u zbulua të ishte e sigurt, me vetëm disa reaksione të lehta dhe të moderuara dhe shkaktoi përgjigje të ngjashme imune në të gjitha grupmoshat.

4. AstraZeneca mund të shpërndahet shumë lehtë. Nëse Pfizer, që ka 95% efikasitet me dozën e dytë kërkon kushte të rrepta transporti frigoriferik të posaçëm në temperaturë midis minus 20 deri në minus 70 gradë celcius, Astra Zeneca kërkon kushte të zakonshme frigoriferike, temperaturë 2-8 gradë celcius, në të cilën ruan efikasitetin e saj për 6 muaj. Vaksina e Oksfordit tregohet nën emrin tregtar të AZD1222  dhe ka çmimin më të ulët të tregtimit pasi është e vetmja që nuk është zhvilluar për qëllim fitime dhe shitet me çmimin e prodhimit, që është 1.82 paund për dozë.

5. Vaksina është komprometon replikimin viral të sëmundjes dhe është zhvilluar përmes injektimit të materialit gjenetik të Covid-19 në një vektor viral difektoz të një virusi të njohur tek njeriu dhe shimpazetë, pjesë e grupit të adenoviruseve.

6. Vaksina e Astra Zeneca ka një efikasitet më të ulët në rastin e mutacionit të Afrikës së Jugut dhe Brazilit. Megjithatë, OBSH ka inkurajuar përdorimin e saj edhe në këto vende, pasi përsëri vaksina ofron mbrojtje në parandalimin e përhapjes apo zhvillimin e rasteve të rënda. Në një provë klinike të fazës 2/3 në MB, studiuesit arritën në përfundimin se vaksina AstraZeneca kishte një efikasitet kundër variantit B.1.1.7 të ngjashëm me atë të varianteve të tjera - 74.6% krahasuar me 84%.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës