OBSH i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID-it

OBSH i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID-it

Vuhan, ku për herë të parë u zbuluan rastet me koronavirus

Këshilltarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i kanë bërë thirrje Kinës që të publikojë të gjitha informacionet e lidhura me origjinën e pandemisë COVID-19, pas disa gjetjeve të reja që u zbuluan bazuar në gjurmimin e patogjenëve.

Analizimi i ri i virusit SARS-Cov-2, por edhe të dhënat e reja të gjenomit, që janë marrë nga tregu i kafshëve në Vuhan të Kinës më 2020, për një kohë të shkurtër u publikuan në databazën GISAID nga shkencëtarët kinezë më herët gjatë këtij viti, duke i lejuar hulumtuesit nga shtetet e tjera që t’i analizojnë, tha Grupi i këshilltarëve shkencorë për origjinën e patogjenëve në OBSH, i njohur me shkurtesën SAGO.

Analizimi i këtyre të dhënave sugjeroi se rakunët që ishin në tregun e Vuhanit mund të jenë infektuar me koronavirus, duke ofruar të dhëna të reja lidhur me zinxhirin e transmetimit të virusit, që në fund preku edhe njerëzit.

Por, qasja në këto informacione ishte e kufizuar, “që ka të ngjarë është bërë që të bëhen përditësime të reja të të dhënave” nga Qendra kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Zyrtarët e OBSH-së kanë diskutuar për këtë çështje me homologët e tyre kinezë, të cilët shpjeguan se të dhënat e reja synohej që të përditësonin një studim të publikuar më 2022. Qendra kineze ka thënë se planifikon që ta ripublikojë studimin në gazetën shkencore Nature.

Zyrtarët e OBSH-së tha se informacione të tilla paraqesin një qasje të re për hetimin e origjinës së koronavirusit dhe kërkuan që këto informacione të ndahen menjëherë me ta.

“Këto të dhëna nuk ofrojnë një përgjigje definitive të pyetjes se si filloi pandemia, por çdo e dhënë është e rëndësishme për t’iu afruar së vërtetës”, tha drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Këto të dhëna mund të ishin ndarë me ne tre vjet më parë”, tha ai më 17 mars.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kinës që të jetë transparente në ndarjen e të dhënave dhe të kryejë hetimet e nevojshme dhe më pas të ndajë rezultatet e tyre”.

SAGO është deleguar nga OBSH që të vazhdojë hetimin e origjinës së pandemisë që ka vrarë pothuajse 7 milionë persona në mbarë botën.

Tregu i kafshëve dhe ushqimeve të detit në Vuhan ishte mbyllur nga autoritetet kineze pas shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në fund të vitit 2019. Që atëherë, ky treg ka qenë në fokus të studimeve nëse virusi kishte infektuar disa specie para se të transmetohej te njerëzit.

OBSH-ja dhe shkencëtarët e tjerë kanë thënë se ende nuk mund ta përjashtojnë mundësinë që virusi të ketë dalë nga një laborator i sigurisë së lartë në Vuhan, që studion patogjenët e rrezikshëm. Kina mohon se kjo ka ndodhur.

Më 2022, u publikua një studim, pas analizimit të 923 mostrave të mbledhura nga sistemet e kanalizimit dhe tezgat e tregut, ato kishin dalë pozitivë me koronavirus. Ndërkaq, në 457 kafshët e testuara, asnjëra nuk kishte rezultuar pozitive. Në këtë studim thuhej se rakunët nuk ishin në mesin e kafshëve të testuara.

Analizat e reja sugjerojnë se “rakunët dhe kafshët e tjera mund të kenë qenë në këtë treg para se ai të pastrohej nga autoritetet si pjesë e përpjekjeve për të rritur sigurinë shëndetësore publike”, tha SAGO përmes një deklarate./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë