“Time Capsule” quhet koncerti madhështor që pritet të sjellë më datë 19 këngëtari i njohur Capital T. Plot 20 këngë, performanca të papara ndonjë herë, skenografi të veçantë ku pjesëmarrës do të jetë edhe publiku, por edhe shumë surpriza të tjera janë ato çfarë ka premtuar këngëtari ditën e sotme në një takim me mediat.
Reperi Capital T gjatë takimit me mediat
Gjithçka është llogaritur që të shkojë në mënyrë perfekte, që nga data 19.09.2019, ora e fillimit të koncertit 19:19 por edhe detaje të tjera për të cilat janë kujdesur më shumë se 200 vetë. Me bashkëpunëtorët e tij në krah, Capital T u shpreh se data 19 do të jetë e paharrueshme dhe se ka zgjedhur pikërisht Tiranën, kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve për të shpalosur dashurinë e madhe që ai ka për publikun dhe për këngën.