Ç’fushatë do të bëjnë kandidatët e Foltores?

Ç’fushatë do të bëjnë kandidatët e Foltores?

Eshtë fakt se, fushata elektorale edhe pse nuk ka nisur zyrtarisht, e ka marrë “turravrapin” e saj. Dhe ky nxitim, vihet re më shumë nga krahu “djathtist”, nga kandidatët e Foltores. Edhe ata kanë ambicjet dhe dëshirat e tyre. Dikush kërkon të “vjelë” ca para nga ndonjë biznesmen, pastaj të blejë ca vota, dikush tjetër ka nisur të nxijë arritjet, investimet, punët dhe sukseset e bashkive dhe kryetarëve të tyre. Ç’nuk po flasin, ç’nuk po bëjnë, po trokasin “derë më derë”, edhe pse shpesh nuk u hepen ato dyer. I kërkojnë votën, i kërkojnë “besën”, fjalën e tyre, pasi “sapo të fitojmë ne të Foltores, do të keni më shumë punë, para, liri, siguri”etj . Fushata të tilla, natyrisht janë të vjetëruara, dhe të kujtojnë fushatat e 1996.

Por ç’fushatë mund të bëjnë kandidatët e Foltores në Tiranë, Korçë, Elbasan, Berat, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë e Peshkopi,etj ? Madje edhe në qytete si Përmeti, Erseka, Kukësi, Tropoja, apo dhe Burreli. Qytetet tona sot kanë ndryshuar 100 per qind. Janë ndërtuar rrugët, trotuaret, parqet, ujësjellësat, rrjeti i kanalizimeve problematike, po përfundojnë investimet në lagjet e qyteteve, po shtrohen dhe rehabilitohen rrugët e fshatrave. Investimet nuk ndalen, ashtu siç nuk ndalen as propogandat bajate të Foltores. Imazhi, funksioni, ngjyrat, dhe gjithçka jetësore është ndërtuar në harmoni me kërkesat dhe dëshirat e qytetarëve. Kryetarët e bashkive të mëdha, janë sot njerëzit e duhur të punëve të mëdha.

Çdo njëri prej tyre, si Erion Veliaj, Gledian Llatja, Sotiraq Filo, apo dhe Safet Gjici, identifikohen me projektet e investimet e kryera në 4 vitet e shkuara. Ata nuk  kanë pse ndalen, kur kandidatët e Foltores hedhin akuza, baltosin investimet, apo sajojnë histori gazmore me “fitoren e  sigurtë  të 14 Majit”.

Ç’fushatë mund të bëjnë njerëzit e Foltores, kur në Tiranë, Elbasan, Korçë, Berat, Lushnje, Fier, dhe deri në Vermoshin e largët, investimet nuk ndalen. Çfarë do ti premtojnë ata qytetarëve, kur pothuajse çdo premtim i dhënë, është mbajtur ?  Natyrisht, misioni i tyre, mbetet fshirja nga memorja e çdo ndryshimi, e çdo investimi

Ata inkurajohen nga ish-lideri  historik. Ata  tanimë kanë vendosur të bëhen “sejmenë të bindur” të Sali Berishës, duke humbur jo vetëm garën për tu bërë kryetarë bashkie, por pas 14 Majit, do ta shohin vehten edhe jashtë partisë tyre. Të futesh në një fushatë elektorale, aq më tepër për kryetar bashkie, duhet të kesh ide, program, vizion, njerëz të pergatitur, ekip, dhe imazh pozitiv politik.

Të gjitha këto, u mungojnë kandidatëve të Foltores. Dita e 14 Majit, do të jetë ditë e shënuar edhe për skenën politike shqiptare. Humbja e madhe e Foltores në këto zgjedhje, do të jetë shansi i fundit për të sjellë në memorjen e demokratëve faktin se, vetëm largimi i ish-liderit 32 vjeçar, do ti japë atyre të drejtën morale për të qenë të barabartë në fushatat e ardhshme elektorale.

Mungesa e ndryshimit, natyrisht do të jetë penalizimi kryesor që do ti sjellë asaj partie humbje afatgjata.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 24/03/2023 14:01

    Ata te bejn cfar te duan perseri jan te mbaruar. Ata vetem te nxijn din,se vetem ate pun din te bejn. E po nje gje me ben pershtypje si ka mundesi dhe te humbet drejtimi sot mbas 32 vjetesh demokraci. Sot edhe nje 90 vjecari i jan hapur syt dhe e di nga eshte rruga e duhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim